GJKKO rrit dënimet/ Burg përjetë Xhuljano Hoxhës dhe 17 vite heqje lirie Euglen Halilin për vrasjet e Emilijano Ramazanit dhe Regis Runajt
GJKKO ka dënuar me burg përjetë Xhuljano Hoxhën dhe me 17 vite burg Euglen Halilin, të akuzuar për vrasjet e Emilijano Ramazanit dhe
GJKKO ka dënuar me burg përjetë Xhuljano Hoxhën dhe me 17 vite burg Euglen Halilin, të akuzuar për vrasjet e Emilijano Ramazanit dhe Regis Runajt në një hark kohor prej pak ditësh më 20 dhe 29 korrik 2020 në Elbasan.
Referuar vendimit, Gjykata ka dhënë një dënim më të rëndë sesa ishte kërkuar nga Prokuroria e Posaçme. Kjo e fundit kërkoi me 13 qershor dënimin me 30 vite burg për Xhuliano Hoxhën dhe 12 për Euglen Halilin.
Atentati mafioz ku mbeti i vrarë Emiljano Ramazani ndodhi më 20 korrik 2020. Vrasja është kryer poshtë shtëpisë së tij, teksa Ramazani po parkonte automjetin tip “Ford Fokus”. Autorët kanë qenë tre vetë në makinë dhe njëri prej tyre ka qëlluar 5 herë me armë tip pistoletë. Megjithëse në makinën e u gjetën dy kallashnikovë të djegur.
Vrasja e Emiljano Ramazanit, i njohur me nofkën ‘Rramani’, dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh për drogën, pasi ai njihej si shpërndarës kokainë në qytet, ndërsa pak ditë pas vrasjes së tij u gjet i vrarë edhe miku i tij i ngushtë Regis Runaj, 23 vjeç, i vrarë me thikë, dhe më pas trupi i tij është hedhur buzë rrugës afër varrezave të qytetit, një rrugë qorre ku nuk kalojnë njerëz. Kjo i ka ndihmuar autorët që të mos lënë gjurmë pasi kanë vrarë Runajn.
What's Your Reaction?