Gjykata e Beogradit lë të lirë Radojçiçin! I ndalohet hyrja në Kosovë dhe largimi nga Serbia

Gjykata në Serbi ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit për Milan Radojiçiqin, shkruajnë mediat serbe. Në vend të paraburgimit, Gjykata ka vendosur masën e ndalimit të „daljes nga vendbandimi“. Sipas këtij vendimi, Radojiçiq “s’ka të drejtë të futet në Kosovë dhe të largohet nga Serbia pa miratim të Gjykatës“. Ai gjithashtu është […]

Tetor 4, 2023 - 10:40
 0
Gjykata e Beogradit lë të lirë Radojçiçin! I ndalohet hyrja në Kosovë dhe largimi nga Serbia
Reklamë
Reklamë

Gjykata në Serbi ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit për Milan Radojiçiqin, shkruajnë mediat serbe. Në vend të paraburgimit, Gjykata ka vendosur masën e ndalimit të „daljes nga vendbandimi“.

Sipas këtij vendimi, Radojiçiq “s’ka të drejtë të futet në Kosovë dhe të largohet nga Serbia pa miratim të Gjykatës“.

Ai gjithashtu është i detyruar të paraqitet në stacion policor në datat 1 dhe 15 të çdo muaji.

Reklamë
Reklamë

Raportohet gjithashtu se Radojçiçit i është konfiskuar dokumenti i udhëtimit, përkatësisht pasaporta serbe, dhe i është tërhequr vërejtje se mund të arrestohet nëse shkel ndonjërën nga këto masa dhe detyrime, thonë mediat serbe.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.