Gjykata Europiane e Drejtësisë përcaktoi natyrën e transkipteve të bisedave të enkriptuara si “përgjimi telekomunikacioni”, të cilat duhet të mbrohen me të njëjtin legjislacion

Nga  av. Gurali Brahimllari, magjistrat, ish Gjyqtar Gjykata Europiane  Drejtesisë (Dhoma e Madhe),  në datën 30/04/2024, shpalli VENDIMIN për  çështjen C-670/22, duke përcaktuar se traskiptet e ardhura nga autoritet gjyqësore franceze përbëjnë “përgjime të telekomunikacionit”.  Ky vendim i GJED-së  lidhet me kërkesën e Gjykatës së Berlin( Gjermani), mbi disa problematika të zbatimit në vendet e […]

Maj 2, 2024 - 09:45
 0
Gjykata Europiane e Drejtësisë përcaktoi natyrën e transkipteve të bisedave të enkriptuara si “përgjimi telekomunikacioni”,  të cilat duhet të mbrohen me të njëjtin legjislacion
Reklamë
Reklamë

Nga  av. Gurali Brahimllari, magjistrat, ish Gjyqtar

Gjykata Europiane  Drejtesisë (Dhoma e Madhe),  në datën 30/04/2024, shpalli VENDIMIN për  çështjen C-670/22, duke përcaktuar se traskiptet e ardhura nga autoritet gjyqësore franceze përbëjnë “përgjime të telekomunikacionit”.  Ky vendim i GJED-së  lidhet me kërkesën e Gjykatës së Berlin( Gjermani), mbi disa problematika të zbatimit në vendet e ndryshme të BE, të transkipteve të përgjimeve të komunikimeve të platformës Encrochat të cilat  janë kryer prej autoriteteve franceze nëpërmjet një paisje teknike që ka depërtuar në trafikun e komunikimeve  të bazuara në internet.

Në këtë Vendim, Gjykata edhe pse konfirmon parimin e njohjes reciproke të vendimeve gjyqësore të vendeve anëtare, duke e cilësuar këtë  parim “gurin themelor” të bashkëpunimit gjyqësor në çështjet penale, kërkon që provat e dërguara nga gjykata franceze me Urdhërin Europian të Hetimit Penal,   të verifikohen nga autoritet gjyqësor i vendeve të tjera,  nese janë marrë në përputhje me procedurën e parashikuar nga legjislacioni i brendëshme  dhe nëse janë në  harmoni me parimet e të drejtës së shtetit përkatës.

Reklamë
Reklamë

Dhoma e Madhe e GJED, përcaktoi qartësisht se depërtimi i pajisjeve terminale, që synojnë nxjerrjen e të dhënave në lidhje me trafikun, vendndodhjen dhe përmbajtjen e bisedave që kryhet nga një shërbim komunikim të bazuar në internet, përbën “përgjimin e telekomunikacionit

Madje Dhoma e Madhe konfirmoi parimin e sovranitett shtetëror me svendeve antare, sepse  përcakton se vendimi i përgjimit për shtetasin që ndodhen në vende të tjera të BE,  duhet t’i njoftohet paraprakisht prej auoriteteve Franceze,  autoritetit të caktuar për këtë qëllim nga shteti anëtar në territorin e të cilit ndodhet personi që i nënshtrohet përgjimit (Gjermani). Ndërsa sipas  nenit 31 të Direktivës 2014/41, Gjykata përcakton se kjo dispozitë   synon gjithashtu të mbrojë të drejtat e përdoruesve të prekur nga një masë ‘përgjimi telekomunikacioni’.

Duke kujtuar lexuesin në lidhje me shtjellimet e bërë  publike në median e shkruar dhe atë vizive, që nga nëtori I vitit të kaluara e në vijim, në lidhje me përdorimin e të dhënave të dërguara nga autoritet franceze për përdoruesit e platformës Sky ECC ( shih shkrimet “Legjislacioni francez mbi përgjimet e komunikimeve te enkriptuara dhe perdorimi i rezultateve të tyre; Të reja mbi përgjimet e SkyECC dhe përdorimin e rezultateve të tyre në procesin penal; Aplikacioni ByLock, dënimi i “Gylenistëve” dhe jurispredenca e GJEDNJ-së etj ), konstatojmë me krenari se qëndrimi ynë është krejtësisht në harmoni edhe me konkluzionet e GJED-së.

Këto konkluzione të GJED,  duket se,  jo vetëm konfirmojnë përfundimet e vendimit të datës 29/02/2024 të Seksioneve të  Bashkuara Penale të Gjykatës së Kasacionit në Itali, (për çështjet e lidhura me transkriptet e bisedave të përgjuara në platformën SkyECC), por kanë thelluar më tej qëndrimin në favor të drejtave të të  dyshuarve si përdorues  të aplikacioneve të enkriptuara, transkiptet e të cilëve kanë ardhur me letërporosi nga Gjykata Franceze. Kujtojmë se Seksionet  e Bashkuara krahës përcaktimit se mesazhet (transkriptet) e shkëmbyera në platfomën SKYECC, janë rezultate të përgjimeve,  për  përdorimin e tyre si provë në procesin penale, kërkuan që autoritetet gjyqësore italian  “të verifikojnë respektimin e të drejtave themelore (të të dyshuarit), duke përfshirë të drejtën e mbrojtjes dhe garantimin e një gjykimi të drejtë”.

Kështu Gjykata e BE përcakton mbrojtje më të thellë të këtyre të drejtave sepse, duke interpretuar  nenin 14(7) të Direktivës,  imponon gjykatësin penal kombëtar që, në kuadër të një procedimi  penal të nisur në ngarkim të një personi të dyshuar për veprime kriminale, të mos i konsiderojë si provë informacionet e ardhura, nëse të dyshuarit dhe mbrojtes së  tij nuk u jepet mundësie të bëjnë mbrojtje efektive, apo të paraqesin në mënyrë  efikase verejtjet e tyre,  për këto informacione, të cilaj kanë ndikim thelbësor në vlerësimin e fakteve.

Ndërsa në kontektin e proceseve penale që po zhvillohen në Shqipëri, përpos fakti se  bashkëpunimi në fushën penale bazohet në Konventën e KiE të vitit 1959, përfundimet e GJED,

konfirmojnë qëndrimin se rezultatet e përgjimeve të bisedave të të dyshuarve si përdorues të platformës SkyECC, edhe pse kanë ardhur me letërporosi prej autoriteteve gjyqësore franceze, nuk mund të përdoren për të justifikuar paraburgimin dhe dergimin në gjyq të këtyre personave, sepse, transkiptet jane rezultate të përgjimit masive, që janë përftuar me nderhyrje  në fluksin e bisedave të të gjithë komunikuesve, në shkelje të parashikimeve të legjislacionit procedurial  shqiptar dhe mos repspektim të garancive  kushtetuese për fshehtësinë e korespoendencës  dhe e çdo mjeti tjetër komunikimi

Për më tepër, vendimi i shpallur në datën 30/04/2024 nga GJED, duke imponuar gjykatësin penal të çdo shteti anëtar që të ëprjahstojë përodkrimin e traskipteve nëse nuk janë bërë trasparente mënyrë e mbledhjes së tyre, në kontekstin e proceseve penale që po zhvillohen në Shqipëri, nuk mund të mos kete të njëjtën ndikimi, në kushtet kur, nga përmbajtja e letërprosisë së ekzekutuar nga autoritetet Franceze, rezulton se është mbajtur qëndrim diskriminues, në krahësim me qasjen  e treguar për  autoritetet e tjera gjyqësore ( p.sh për gjykatat Italiane).

Kujtojmë të interesuarit se Gjykata e Apelit në Paris nuk ka dërguar për autoritet tona gjyqësore, asgjë tjetër veç një CD me transkiptet e përgjimit masiv, duke mos bërë transparente, jo vetëm ët dhënat e pajisjes përgjuese dhe mënyrën e përdorimit të saj, por as vendimin e Gjykatësit Francez që ka lejuar përgjimin,  vendimet e tij për zgjatjen e afateve të këtyre përgjimeve  dhe as çertifikimin e vërtetësisë së rezultateve të tyre.

Prandaj rezulatet e përgjimeve duhet të përjashtohen, edhe për këtë shkak, nga përdorimi i tyre si provë, në proceset tona penale.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.