Gjysmë të vërtetat mbi inceneratorët dhe makthi i Berishës në gusht

Nga Mero Baze Ka një nxitim të dukshëm nga opozita të prodhojnë një zhurmë fals me “fakte alternative” mbi aferën e inceneratorëve, duke përdorur së fundmi çështjen e Arben Ahmetaj. Për këtë po përpiqet së pari të krijoj një klimë terrori dhe makthi mbi familjen e Ahmetaj ish gruan fëmijët dhe partneren e re, duke […]

Gusht 5, 2023 - 15:31
 0
Gjysmë të vërtetat mbi inceneratorët dhe makthi i Berishës në gusht
Reklamë
Reklamë

Nga Mero Baze

Ka një nxitim të dukshëm nga opozita të prodhojnë një zhurmë fals me “fakte alternative” mbi aferën e inceneratorëve, duke përdorur së fundmi çështjen e Arben Ahmetaj.

Për këtë po përpiqet së pari të krijoj një klimë terrori dhe makthi mbi familjen e Ahmetaj ish gruan fëmijët dhe partneren e re, duke shpikur lajme arrestimesh për to, me qëllim që të justifikoj rolin “mbrojtës” të tij.
Së dyti po përpiqet pak nga pak të normalizoj lajmin që ai është në kontakt me Arben Ahmetaj. Në fillim u përpoq ta bënte të qartë se nuk kishte lidhej direkte me të, por me të tretë, pastaj tha se nuk ka problem nëse ai I shkruan atij vet.

Reklamë
Reklamë

Në fakt asgjë nga këto nuk është e vërtet.
Familjarët e Ahmetaj nuk janë nën arrest dhe nuk ka ndonjë urdhër arresti për ta. Dhe Arben Ahmetaj nuk ka konfirmuar se ka ndonjë linjë komunikimi me Sali Berishën. Dhe mund ta vendos nuk është ndonjë çudi e madhe, por së paku deri tani nuk ka ndodhur.

Ajo që ka ndodhur deri tani është se personazhet e inceneratorëve, që në fillim ishin vëllezër me njëri tjetrin e pastaj u përlan se nuk ndanë mirë gjërat, tani vazhdojnë luftën ndaj njëri tjetrit, duke shpërndarë copa lajmesh dhe faktesh, të cilat shërbejnë vetëm për të krijuar ngjarje politike me inceneratorët. Berisha tani është me një palë prej tyre, dhe shpreson të shtyj vapën e gushtit me ta.

Po të shikosh dhe shtypin, po ashtu është I ndarë. Disa media që kanë qenë përfituese të mëdha reklamash dhe sponsorizmesh nga inceneratorët, paas vitit 2018, janë njëkohësisht dhe denoncuesit e Arben Ahemtaj dhe bërtasin për luftë kundër korrupsionit të inceneratorëve, pa përmendur shume pronarët e tyre.

Disa të tjera kryesisht portale, më të lidhura me opozitën e Berishës dhe Metës, madje disa te hapura enkas këto muaj për këtë hall, konsiderojnë se inceneratorët janë pronë e Ramës dhe Veliaj të cilët sipas tyre kanë shok Zoton dhe Mërtirin, çka në fakt e dinë shumë mirë që nuk kanë qenë shok të tyre.

Të dyja palët pra janë në luftë me gjysmë të vërtetat për këtë histori të pist korrupsioni. Nëse SPAK e çon deri në fund hetimin me ndershmëri dhe pa u kompleksuar nga Berisha, sic është kompleksuar deri më sot , do jetë e qartë për të gjithë si ka nisur dhe si po përfundon kjo histori. Dhe nuk do ketë nevojë as për qytetar digital as për tu përdorur Berisha si telefon I prishur për Ahmetaj dhe as Tv e tjerë si telefon I prishur për Zoton e Mërtirin.

E vetmja gjë që mund të bëj Berisha në këto ditë gushti është të dal përditë në orë 12 me shpresë se SPAK do trembet dhe nuk do t’ia thërras dhëndërin, apo djalin për dosjet e tyre që ka në gjykim. Dhe SPAK deri tani ka  dhënë prova se qeverinë nuk e ka frikë, por Berishës nuk I prekin as qimen e flokut. Te shohim tani e tutje qe e kanë dhe “rival” në hetime!

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.