Gliko Qershie – Receta Unike me më të Ëmblat e Stinës
Gostia më e veçantë shqiptare, glikoja e qershisë është ndër traditat më të hershme të amvisave. Fantastike dhe e mrekullueshme në shije, kjo ëmbëlsirë mbetet përherë ndër më preferuarat e shqiptarëve dhe jo vetëm. Ëmbëlsia e tyre ka tërhequr të gjithë turistët e huaj që i kanë provuar, të cilët teksa largohen nga vendi kujdeset […] The post Gliko Qershie – Receta Unike me më të Ëmblat e Stinës appeared first on AgroWeb.
Gostia më e veçantë shqiptare, glikoja e qershisë është ndër traditat më të hershme të amvisave.
Fantastike dhe e mrekullueshme në shije, kjo ëmbëlsirë mbetet përherë ndër më preferuarat e shqiptarëve dhe jo vetëm.
Ëmbëlsia e tyre ka tërhequr të gjithë turistët e huaj që i kanë provuar, të cilët teksa largohen nga vendi kujdeset që të marrin me vete kavanoza me gliko si produkt autentik shqiptar.
Sezoni i qershive sapo ka nisur dhe këtë vit prodhimi i tyre është i një cilësie të lartë.
Amvisat përdorin të gjitha llojet e qershive, të zeza, të kuqe apo të bardha për t’i përgatitur ato si gliko, mjafton që kokrrat e tyre të jenë të forta.
AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë përgatitjen e glikosë së qershisë lehtë në shtëpi.
Përgatitja e Glikosë së Qershisë
- 2 kg qershi
- 1.5 kg sheqer
- Lëngu i një gjysme kokrre limoni
- 3 lugë gjelle me pluhur gëlqere për tre litra ujë
- Një gotë ujë
Përgatitja
Si fillim, AgroWeb.org ju sugjeron që të përgatisni ujin me gëlqere.
Hidhni në një enë tre litra ujë dhe gëlqeren.
Përziejeni mirë dhe vendosni aty qershitë për një orë.
Më pas, largojini qershitë nga uji me gëlqere, hiquni bishtat dhe me kujdes mundohuni t’u largoni bërthamat përmes majës së thikës duke mos prishur formën e qershive.
I shpëlajmë me ujë të rrjedhshëm disa herë në mënyrë që të pastrohen nga uji i gëlqeres.
Më pas, AgroWeb.org ju udhëzon që të vendosni një shtresë me qershi dhe mbi të një shtresë me sheqer, vazhdojmë me një shtresë qershi e më pas sheqer dhe kështu me radhë derisa të mbarojnë të gjitha qershitë.
U hedhim përsipër një gotë me ujë, i mbulojmë me kapak dhe i lëmë kështu për 24 orë.
Më pas, vendosim tenxheren në zjarr me nxehtësi të lartë sapo të nis të vlojë dhe më pas nxehtësinë e lëmë mesatare.
Kujdesemi që herë pas here të largojmë shkumën e krijuar në sipërfaqe.
I lëmë në zjarr 10 minuta pasi nisin valën e parë dhe më pas i largojmë nga zjarri dhe i lëmë të pushojnë për 24 orë.
Në nesërmen, përmes një luge nxirrini qershitë nga sherbeti, dhe vendosni tenxheren në zjarr të ngadaltë në mënyrë që sherbeti të trashet.
Shtoni lëngun e limonit tek sherbeti dhe më pas shtoni qershitë.
Lërini në zjarr të ziejnë për 10 minuta bashkë e më pas largojini nga zjarri.
Kur të ftohen, glikonë e qershisë hidheni nëpër kavanoza të pastër dhe mbyllini fortë. Ruajini në frigorifer./AgroWeb.org
The post Gliko Qershie – Receta Unike me më të Ëmblat e Stinës appeared first on AgroWeb.
What's Your Reaction?