Grafitit serb “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, shqiptarët i përgjigjen: “nënat serbe prapë do të vajtojnë”
Pas grafiteve të serbëve, përmes të cilave bëhej thirrje që ushtria e Serbisë të kthehet në Kosovë, në rrjetet sociale po qarkullojnë grafitë, në të cilat përcillet mesazhi se, “nënat serbe prapë do të vajtojnë”. Gjithçka ka nisur nga tifozët serbë të futbollit, të cilët gjatë një ndeshjeje kanë përdorur parullën “Kur të kthehet ushtria […]
Pas grafiteve të serbëve, përmes të cilave bëhej thirrje që ushtria e Serbisë të kthehet në Kosovë, në rrjetet sociale po qarkullojnë grafitë, në të cilat përcillet mesazhi se, “nënat serbe prapë do të vajtojnë”.
Gjithçka ka nisur nga tifozët serbë të futbollit, të cilët gjatë një ndeshjeje kanë përdorur parullën “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”.
Ndaj parullave të tilla në Serbi, ka pasur reagime në Kosovë si dhe nga disa personalitete ndërkombëtare.
Një gazetare dhe studiuese serbe, Ivana Stradner, ka publikuar në llogarinë e saj në platformën X (të njohur më parë si Twitter) një video ku shihet një burrë duke u punuar një lloj i tillë grafiti në një rrugë të Serbisë.
“Kështu funksionon lufta hibride. Është e rrezikshme”, shkroi ajo.
Sipas zv.kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, tifozët e Crvea Zvezdës shpalosin shpesh parulla me mesazhe të cilat regjimi i Vuçiçit dëshiron t’i japë, por pa pranuar autorësinë.
“Ai ka nevojë për veprime të tilla për të ushqyer urrejtjen dhe nacionalizmin etnik”, shkruante Bislimi disa ditë më parë.
/a.r
What's Your Reaction?