Greqia e “mallkuar” nga moti i keq, pas zjarreve tani përmbytje të mëdha, një i vdekur dhe një i zhdukur
Për shkak të luhatjeve dhe kushteve ekstreme të motit Greqia nuk po gjen qetësi. Pas zjarreve masive që dogjën vendin për javë me
Për shkak të luhatjeve dhe kushteve ekstreme të motit Greqia nuk po gjen qetësi.
Pas zjarreve masive që dogjën vendin për javë me radhë e shkaktuan dhjetëra viktima vendi fqinj është përfshirë në 24 orët e fundit, nga stuhi dhe shira të rrëmbyeshëm.
Stuhia e quajtur ‘Daniel’ ka shkaktuar një viktimë, ndërsa një person tjetër rezulton i zhdukur, pasi automjeti me të cilin ai udhëtonte u mor nga vërshimi i ujit.
Sasia e madhe e shiut që ra për një kohë shumë të shkurtër ka shkaktuar përmbytje të rrugëve dhe rrëshqitje dherash. Probleme ka patur edhe me furnizimin me energji elektrike në disa zona.
Situata më e vështirë është paraqitur në Volos, Pire, Larisa dhe disa zona të tjera ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë brenda banesave dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme.
Në qytetin e Volos janë pezulluar shërbimet publike dhe është ndaluar edhe qarkullimi i automjeteve.
Stuhia është shoqëruar edhe me ulje të ndjeshme të temperaturave, ndërsa situata pritet të jetë e njëjtë edhe gjatë orëve në vijim.
Po ashtu edhe Spanja është përfshire nga mot i keq gjatë ditëve të fundit.
Tre persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.
What's Your Reaction?