Guiu, 17-vjeçari që i dha fitoren Barcelonës pas 23 sekondash debutim
Tamam si në ëndërr. E tillë ishte ajo që përjetoi Mark Guiu, talenti I radhës I “la masias” në përballjen e rëndësishme që
Tamam si në ëndërr. E tillë ishte ajo që përjetoi Mark Guiu, talenti I radhës I “la masias” në përballjen e rëndësishme që Barcelona pati ndaj Atletik Bilbaos në javën e 10 të la ligës.
Guiu është vetëm 17-vjeç, ai hyri në fushën e lojës në minutën e 79 kur ndeshja ishte 0 me 0, duke bërë debutimin në La Liga me katalanasit dhe pas vetëm 23 sekondash, shënoi golin e vetëm që i dha suksesin e madh skuadrës së Xavit në një duel realisht të vështirë kundër baskeve.
Një përralle e vërtete ajo e xhevahirit të radhës të Barcelonës, I cili me siguri bashkë me familjaret që e përjetuan me lot këtë moment në shkallet e stadiumit do ta mbajnë mend gjatë këtë ndeshje, me shpresen se është vetëm nisja e një rrugëtimi të gjatë në mesin e më të mirëve të futbollit spanjoll e jo vetëm.
Ndërkohë blaugranat pas këtij suksesi janë në kuotën e 24 pikëve, vetëm 1 më pak sesa dyshja Real Madrid dhe Girona.
Këta të fundit janë surpriza e vërtete e deritanishme në La Liga. Suksesi 5 me 2 ndaj Almerias, është tregues i një skuadre që është një realitet i bukur i këtij edicioni në kampionatin spanjoll.
What's Your Reaction?