Hamasi gati të pranojë marrëveshjen me Izraelin, çfarë parashikon

Hamasi është gati për të pranuar marrëveshjen me Izraelin, të propozuar nga Uashingtoni. Megjithatë, grupi që qeveris Rripin e Gazës kërkon garanci për angazhimin e Tel Avivit për fundin së shpejti të luftës. Gatishmërinë për të pranuar marrëveshjen, Hamas e shprehu në një deklaratë të përbashkët me Xhihadin Islamik Palestinez, organizatën tjetër të militantëve që […]

Qeshor 12, 2024 - 13:20
 0
Hamasi gati të pranojë marrëveshjen me Izraelin, çfarë parashikon
Reklamë
Reklamë

Hamasi është gati për të pranuar marrëveshjen me Izraelin, të propozuar nga Uashingtoni. Megjithatë, grupi që qeveris Rripin e Gazës kërkon garanci për angazhimin e Tel Avivit për fundin së shpejti të luftës.

Gatishmërinë për të pranuar marrëveshjen, Hamas e shprehu në një deklaratë të përbashkët me Xhihadin Islamik Palestinez, organizatën tjetër të militantëve që vepron në Rripin e Gazës, në bashkëpunim me të cilën kryen edhe sulmin e 7 Tetorit në jug të Izraelit.

Plani i paqes i presidentit Biden që mbështetet edhe nga Kombet e Bashkuara, parashikon fillimisht një armëpushim 6-javor me synimin për të çuar drejt fundit luftën e Izraelit në territorin jug-perëndimor palestinez.

Reklamë
Reklamë

Izraeli është dakord me armëpushimin 6-javor që çon në lirimin e 100 pengjeve të mbetur në duart e Hamasit, por nuk pranon fundin e luftës pa spastruar Rripin e Gazës nga kjo organizatë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.