Heidi Baci bëhet pjesë e BBVIP3, pas daljes së bujshme nga Grande Fratello

Heidi Baci shqiptarja e cila u bë pjesë e Big Brother Italia, por u largua për shkak të një lidhje që pati brenda shtëpisë me Massimiliano Varrese tashmë është pjesë e BBVIP3 në Shqipëri. Mediat italianë kanë shkruar për Heidin, ndërsa thonë se 26-vjeçarja u largua nga versioni italian i programit pas takimit me të […]

Janar 14, 2024 - 15:54
 0
Heidi Baci bëhet pjesë e BBVIP3, pas daljes së bujshme nga Grande Fratello
Reklamë
Reklamë

Heidi Baci shqiptarja e cila u bë pjesë e Big Brother Italia, por u largua për shkak të një lidhje që pati brenda shtëpisë me Massimiliano Varrese tashmë është pjesë e BBVIP3 në Shqipëri.

Mediat italianë kanë shkruar për Heidin, ndërsa thonë se 26-vjeçarja u largua nga versioni italian i programit pas takimit me të atin, i cili ishte shqetësuar për afrimitetin që ajo krijoi me aktorin Massimiliano Varrese.

“Hyrja e saj u bë në episodin e së shtunës 13 janar dhe në prezantim u përmend Massimiliano Varrese arsyeja pse u largua nga reality shoë në Itali”, shkruajnë mediat në shtetin fqinj.

Reklamë
Reklamë

Në prezantim ajo tregoi historinë e saj në Itali, duke përmendur edhe Massimiliano Varrese dhe ardhjen e babait të saj për ta larguar.

Pse u largua nga BB Italia?

Ishte tetori i vitit të kaluar kur Heidi Baci vendosi të largohej nga Grande Fratello pasi takoi të atin live, pak më shumë se një muaj pas fillimit të reality shoë-t. Burri kishte thënë se ishte i pakënaqur me afërsinë e vajzës së tij me aktorin Massimiliano Varrese dhe për këtë arsye i kishte kërkuar asaj të kthehej në shtëpi.

E shqetësuar, vajza zgjodhi të largohej, duke i komunikuar produksionit vendimin e saj. Më pas ajo u kthye për një takim të shkurtër me ish-shokun e dhomës, duke i thënë që të mos fliste më për familjen e saj.

 

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.