Hekurat e qelisë ishin prerë me mjete të improvizuara, “vrasësit të grave” iu gjet çarçaf, si tentoi Hutra të arratisej nga burgu

Dan Hutra, i arrestuar më 1 mars 2023, pasi akuzohet se vrau tre gra dhe plagposir tre të tjera, ka tentuar sot arratisjen

Janar 4, 2024 - 19:10
 0
Hekurat e qelisë ishin prerë me mjete të improvizuara, “vrasësit të grave” iu gjet çarçaf, si tentoi Hutra të arratisej nga burgu
Reklamë
Reklamë

Dan Hutra, i arrestuar më 1 mars 2023, pasi akuzohet se vrau tre gra dhe plagposir tre të tjera, ka tentuar sot arratisjen nga burgu i Fierit. Së bashku me tret ë paraburgosur të tjerë kishin thurrur planin kriminal për “të fituar” lirinë, plan i cili dështoi.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ngjarja ka ndodhur sot, 4 janar, rreth orës 11:25.

Hutra u kap në flagrancë duke tentuar për t’u arratisur.

Reklamë
Reklamë

Në dhomën ku ishin të akomoduar, të paraburgosurit kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara.

Gjatë kontrollit nga punonjësit e sigurisë, u konstatua se edhe në dhomën nr. 15, ku ishte i akomoduar i burgosuri me potencial të lartë rrezikshmërie, Dan Riza Hutra, ishin fshehur mjete për arratisje, konkretisht: një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara.

“Të dhënat paraprake tregojnë për bashkëpunim ndërmjet të katër të burgosurve, për thyerje të sigurisë dhe tentativë arratisje’.

Prokuroria po kryen hetime lidhur me ngjarjen.

Kush janë bashkëpunëtorët

Drejtoria e Burgjeve njoftoi se Martin Kapllani, Geraldo Veizi dhe Feti Kovaçi janë tre bashkëpunëtorët e tij. Të tre janë të akuzuar për vjedhje të ndryshme.

Kush është Dan Hutra

Më 1 mars të viti 2023, Dan Hutra i mori jetën 3 grave dhe plagosi 3 të tjera. Mesditën e 1 marsit, Hutra  duke i dhënë një makine “Benz” të zi, me një kallashnikov dhe thikë brenda saj, është ndalur në zonën e “Astirit”.

Aty Hutra u përball me 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi, shitëse në një dyqan, të cilën e plagosi me thikë dhe i mori para. Në dëshminë e saj, Gurakuqi ka deklaruar se e njihte Dan Hutrën pasi i shkonte dhe i kërkonte shpesh para.

Kësaj here ajo kishte refuzuar që t’i jepte para, e për pasojë ai e kishte plagosur me thikë. Më pas, me një plan të qartë në kokë, me të njëjtën makinë dhe të njëjtat armë krimi, Dan Hutra u nis drejt Paskuqanit te banesa e ish-bashkëjetueses së tij, Elena Hysa, me të cilën kishte një vajzë të vogël vetëm 4 muajshe.

Vrasësi u fut brenda shtëpisë private ku Hysa jetonte me familjarë të saj dhe qëlloi me breshëri ndaj tyre. Si pasojë ndërruan jetë motra e ish-bashkëjetueses Mevlute Hysa 30 vjeç dhe e fejuara e vëllait të Elena Hysës, gjithashtu 30-vjeçare, Hasime Dafku. Në mesin e kësaj tragjedie, ish-bashkëjetuesja 35-vjeçare dhe nëna e saj Kujtime Hysa 60 vjeç, mbetën të plagosura pasi ndaj tyre Dan Hutra nuk përdori plumbat e kallashnikovit, por i goditi me thikë.

Masakra vijoi edhe më tej.

Hutra, i arratisur me makinën Benz të zi dhe armët e krimit në të, u drejtua drejt Kamzës, aty ku qëlloi me të paktën 3 plumba një tjetër vajzë, 31-vjeçaren Etleva Kurti.

Faji i vetëm i Etlevës ishte se ishte motra e Vladimir Kurtit, ky i fundit vuan dënimin me burgim të përjetshëm në Drenovë për vrasjen në 2018-ën të Agim Buçit dhe plagosjen e gruas së tij, gjatë një tentative grabitje në dyqanin e tyre në Tiranë, skenë e ndodhur e gjitha në prani të djalit të tyre 6-vjeçar në atë kohë.

Vladimir Kurti në një telefonatë nga qelia, tregoi asokohe se kishte pasur një debat të ashpër me Dan Hutrën teksa vuanin të dy dënimin në të njëjtin burg, madje e kishte kërcënuar herë pas here se do i vriste motrën.

Pas disa orësh kërkime, Hutra arriti që të vihej në pranga dhe u dërgua në burgun e Fierit, aty ku sot tentoi “të fitonte” lirinë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.