Hekurudha Durrës-Tiranë, qeveria miraton mbi 104 milionë lekë për shpronësimet

Qeveria miratoi sot shpronësimin për itneres publik të pronarëve të pasurive të paluatjshme që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës-terminali i Transportit Publik Tiranë si dhe linja me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA). Në vendimin e publikuar nga qeveria, pronarët e këtyre pasurive të paluatjshme do të kompensohen në vlerë të […]

Janar 17, 2024 - 17:45
 0
Hekurudha Durrës-Tiranë, qeveria miraton mbi 104 milionë lekë për shpronësimet
Reklamë
Reklamë

Qeveria miratoi sot shpronësimin për itneres publik të pronarëve të pasurive të paluatjshme që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës-terminali i Transportit Publik Tiranë si dhe linja me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA).

Në vendimin e publikuar nga qeveria, pronarët e këtyre pasurive të paluatjshme do të kompensohen në vlerë të përgjithshme prej 104 085 941.87 lekësh që do të përballohet nga buxheti i shtetit. Procesi i shpronësimit fillon menjëherë pasi vendimi të publikohet në “Fletoren Zyrtare” dhe afati i përfundimit është brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të vendimit.

Pronarët duhet të paraqesin dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin në mënyrë që të marrin kompensimin që u takon.

Reklamë
Reklamë

“Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë për pasuritë që shpronësohen sipas këtij vendimi në favor të shtetit në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për shoqërinë “Hekurudha Shqiptare”, sh.a”- thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.