Helmohen 50 turistë, paraqiten në urgjencën e spitalit të Vlorës
Të paktën 50 turistë janë paraqitur në spitalin e Vlorës, pasi kanë shfaqur shenja helmimi. Turistët mësohet se mbërritën në Vlorë nga një
Të paktën 50 turistë janë paraqitur në spitalin e Vlorës, pasi kanë shfaqur shenja helmimi. Turistët mësohet se mbërritën në Vlorë nga një prej anijeve turistike që kryen linjën e Karaburun -Sazan.
Dyshohet se turistët janë helmuar nga ushqimi. Situata shëndetësore e turistëve paraqitet e rënduar. Mësohet se turistët e helmuar janë kryesisht fëmijë të moshës 10-14 vjeç. Ndërkohë, raportohet se pritet të mbërrijnë të tjerë turistë me shenja helmimi në urgjencën e spitalit të Vlorës.
What's Your Reaction?