Hetimet për vdekjen e ukrainaseve, dyshohet se ishin pjesë e rrjetit të prostitucionit në Shqipëri e Mal të Zi

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vdekjen e dy vajzave nga Ukraina, të cilat u gjetën pa shenja jete

Maj 13, 2024 - 12:30
 0
Hetimet për vdekjen e ukrainaseve, dyshohet se ishin pjesë e rrjetit të prostitucionit në Shqipëri e Mal të Zi
Reklamë
Reklamë

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vdekjen e dy vajzave nga Ukraina, të cilat u gjetën pa shenja jete në banesën e marrë me qira në zonën e Selvisë, tri ditë më parë.

Grupi hetimor ka dyshime të forta se vajzat ishin pjesë e një grupi që funksiononin si eskorta në Tiranë. Në dëshminë e dytë shoqja e tyre, Yeva Vorona , ka pranuar se ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës, jo në Shqipëri por në Mal të Zi.

Sipas saj në Tiranë kishin ardhur për pushime. Por grupi hetimor ka dyshime se ky aktivitet ushtrohej dhe në kryeqytet kjo pasi Yeva Vorona kishte katër muaj që ndodhej në Shqipëri. Referuar sistemit “TIMS” rezulton se ajo ka udhëtuar disa herë drejt Malit të Zi.

Reklamë
Reklamë

Telefonat e dy vajzave që humbën jetën, Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova, janë dërguar në laboratorin e policisë shkencore për të zbërthyer komunikimet e fundit të tyre. Ekspertiza paraprake ka dalë në konkluzionin se shkaku i vdekjes ishte mbidozë e ilaçeve me përmbajtje narkotike.  Ndërkohë dy viktimat vuanin nga sëmundje të zemrës dhe epilepsisë. /vizionplus.tv

HETIMET PWR VDEKJEN E UKRAINASEVE

 

DYSHOHET SE ISHIN PJESW E RRJETIT TW PROSTITUCIONIT NW SHQIPWRI E MAL TW ZI

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.