Hetimi për dy tendera pastrimi kur ishte kryebashkiak, Mziu në SPAK: U pyeta si…
Ish kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu është paraqitur ditën e sotme (3 qershor) në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit. Xhelal Mziu ka qëndruar për rreth 3 orë duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit Elvin Gogaj, lidhur me hetimin që po bëhet me dy tendera për pastrimin gjatë kohës që ai ka drejtuar Bashkinë […]
Ish kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu është paraqitur ditën e sotme (3 qershor) në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit.
Xhelal Mziu ka qëndruar për rreth 3 orë duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit Elvin Gogaj, lidhur me hetimin që po bëhet me dy tendera për pastrimin gjatë kohës që ai ka drejtuar Bashkinë Kamzë.
“Isha në SPAK ku u pyeta si person qe ka dijeni në lidhje me një kallëzim për disa tendera për pastrimin e qytetit në vitin 2019”, tha Mziu pasi doli nga SPAK.
Kjo nuk është hera e parë që Xhelal Mziu është paraqitur në SPAK, pasi ndaj tij ka disa kallëzime.
Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka nisur hetime lidhur me tenderat për banesat sociale dhe për rehabilitimin e rrugëve në Bashkinë Kamzë në kohët kur ky institucion drejtohet nga Mziu.
/a.r
What's Your Reaction?