Historia e trishtë e vajzës që u shpall Miss Top Model! U shua në moshën 18-vjeçare, Lorena punonte në market pas shkollës

Nuk ishte aspak e lehtë për ata që e njohën, t’i thonin lamtumirë Lorenës, gjimnazistes nga Kavaja që u nda nga jeta pas një ataku kardiak, kur kishte nisur të ëndërronte dhe të ndërtonte jetën e saj, larg dhembjes, periferisë dhe më pranë ndriçimit vezullues të qendrës së qytetit, dashurisë dhe pasarelave. Ataku kardiak i […]

Janar 27, 2024 - 21:01
 0
Historia e trishtë e vajzës që u shpall Miss Top Model! U shua në moshën 18-vjeçare, Lorena punonte në market pas shkollës
Reklamë
Reklamë

Nuk ishte aspak e lehtë për ata që e njohën, t’i thonin lamtumirë Lorenës, gjimnazistes nga Kavaja që u nda nga jeta pas një ataku kardiak, kur kishte nisur të ëndërronte dhe të ndërtonte jetën e saj, larg dhembjes, periferisë dhe më pranë ndriçimit vezullues të qendrës së qytetit, dashurisë dhe pasarelave.

Ataku kardiak i mori jetën ndërsa po i gëzohej fejesës që kishte kurorëzuar së fundmi me djalin që donte, si dhe titullit “Top Model” të marrë në spektaklin e bukurisë “Miss & Mr. Kavaja” fundvitin e kaluar.

Nuk e kishte mbyllur ende plagën që i kishte hapur vdekja e parakohshme e motrës më të vogël dhe as çrregullimin kardiak që i rrinte mbi kokë si shpata e demokleut, por jeta po i buzëqeshte. Deri mëngjesin fatal të 25 janarit kur zemra e saj pësoi goditjen fatale, duke hapur një plagë të re në familjen Bërdufi.

Reklamë
Reklamë

Petriti, Fiona, Ajla dhe Kornela nuk mund ta besojnë ende që ajo nuk është më, ndërsa i shkojnë për ngushëllim familjes së saj së bashku me Myzejen Kondurin, producenten e spektaklit të bukurisë i cili i dha jetë ëndrrës së Lorenës. Besonte se do t’ia dilte mbanë, për veten, por mbi të gjitha për familjen e saj.

Pas vdekjes së të motrës, Lorena kishte nisur të ndërtonte ëndrra, shpresa për ta ndryshuar fatin e saj. Për shkak të kontrolleve dhe trajtimeve mjekësore në Hollandë e kishte humbur një vit shkollën, por i ishte kthyer sërish dhe këtë vit ishte maturante në gjimnazin “Aleksandër Moisiu” të Kavajës.

Pas mësimit punonte në një market për të ndihmuar familjen. Përpiqej të ndiqte dhe këshillat e mjekëve. Nuk duhej t’i nënshtrohej emocioneve të forta, por jeta është e mbushur me to.

Pavarësisht kushteve ekonomike, prindërit kishin bërë të pamundurën për të trajtuar vajzat e tyre duke i dërguar edhe jashtë vendit për t’u konsultuar me mjekë, por vdekja erdhi e ftohtë duke e goditur 2 herë në më pak se tre vjet familjen dhe lënë pas pikëllim.

Ëndrrat e saj u prenë në mes papritur, duke lënë pas një histori të trishtë. Historinë e Lorenës që ngeci në kufijtë mes fëmijërisë së kaluar në ish-ambientet e fabrikës së letrës në Kavajë të përshtatur në banesë dhe fillimit të një jete të re, mes dritash e dëshirës për të shkëlqyer mbi pasarela me elegancën e saj.

Ngeci mes ëndrrash për të na kujtuar të gjithëve se jeta është e bukur, po aq sa e trishtë, është e shkurtër dhe në një marrje fryme mund të mos jetë më./tch

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.