Hodhën armët kur pikasën policinë, arrestohen vëllezërit dhe një 50 vjeçar në Fier, sekuestrohen pistoletat dhe makina të blinduara
Tre persona, të cilët po qarkullonin me armë me vete, kanë rënë në prangat e policisë së Fierit. Në një njoftim për mediat,
Tre persona, të cilët po qarkullonin me armë me vete, kanë rënë në prangat e policisë së Fierit.
Në një njoftim për mediat, bëhet me dije se vëllezër, përkatësisht 24 dhe 25 vjeç, si dhe një 50 vjeçar, në momentin që kanë pikasur policinë kanë tentuar të largohen dhe të fshehin armët duke i hedhur në një zonë me bimësi.
Por forcat e policisë mundën t’i arrestonin, ndërsa 2 armët e zjarrit pistoleta janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve procedurale, policia sekuestroi edhe 2 automjete të blinduara, që u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në një karburant.
“Si rezultat i operacionit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë në fshatin Fermë Çlirim, shtetasit R. K., 25 vjeç, B. K., 24 vjeç (vëllezër) dhe B. A., 50 vjeç, të tre banues në fshatin Sulaj, Fier. Këta shtetas qarkullonin të armatosur dhe në momentin që kanë parë shërbimet e Policisë, kanë tentuar të largohen dhe të fshehin armët duke i hedhur në një zonë me bimësi, por nuk kanë mundur dot të largohen pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë.
2 armët e zjarrit pistoleta janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve procedurale, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 2 automjete të blinduara, që u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt (karburant)”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?