Horoskopi javor 22-28 Prill 2024, ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë!

Dashi Planifikojini angazhimet tuaja me kujdes këtë javë. Kushtojini vëmendje të veçantë atyre që janë të rëndësishme për shtëpinë dhe familjen tuaj. Kjo do të jetë një javë e mirë për të hyrë në një shtëpi të re, ose për të blerë një shtëpi. Shmangni pritshmëritë e mëdha për këtë javë. Kështu nuk do zhgënjeheni. […]

Prill 20, 2024 - 19:30
 0
Horoskopi javor 22-28 Prill 2024, ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë!
Reklamë
Reklamë

Dashi

Planifikojini angazhimet tuaja me kujdes këtë javë. Kushtojini vëmendje të veçantë atyre që janë të rëndësishme për shtëpinë dhe familjen tuaj. Kjo do të jetë një javë e mirë për të hyrë në një shtëpi të re, ose për të blerë një shtëpi. Shmangni pritshmëritë e mëdha për këtë javë. Kështu nuk do zhgënjeheni. Konfliktet mund të shkaktojnë reagime të ndryshme negative tek të tjerët. Për ju, mund të shkaktojnë dhimbje koke, pagjumësi, probleme me tensionin, nervozizëm etj. Gjatë këtyre shtatë ditëve, mund të dëgjoni për një shtatzëni, lindje, sukses në një prezantim ose shfaqje dhe më tepër. Gjatë javës do të keni takime interesante me njerëz të arsimuar ose interesantë.

Demi

Reklamë
Reklamë

Këtë javë do të keni mundësi të krijoni kontakte të reja profesionale ose biznesi. Është e mundur të zhvillohen ose të thellohen marrëdhëniet e tilla dhe të arrihen suksese konkrete falë një partneriteti. Gjatë këtyre shtatë ditëve, do të gëzoheni me lajme të ndryshme që vijnë nga afër ose nga larg. Do të merrni një ftesë që do t’ju pëlqejë dhe do t’ju intrigojë. Nëse do udhëtoni këtë javë, ndoshta do të përjetoni një situatë të pakëndshme që lidhet me veprimet ose sjelljen e një personi që do të hasni gjatë këtij udhëtimi. Shumë prej jush do të ndahen nga një mik apo i afërm për arsye të ndryshme të jetës. Këto ditë do të bëni një bisedë të rëndësishme, ose do të merrni një vendim për ndryshimin e shtëpisë. Gratë e kësaj shenje është mirë të presin për zhvillimin natyror të disa ngjarjeve në aspektin personal ose profesional.

Binjakët

Këtë javë do të habiteni nga ngjarje apo takime me njerëz nga pjesë të ndryshme të botës. Gjatë javës do të bëni një bisedë të rëndësishme me një grua. Gjatë këtyre shtatë ditëve, do të rifilloni marrëdhëniet tuaja profesionale. Në përgjithësi, java këtë javë do të jetë pozitive dhe e suksesshme për ju, veçanërisht nëse nuk u lejoni njerëzve të tjerë që të ndërhyjnë në jetën tuaj. Do të jetë e rëndësishme të ruani pavarësinë tuaj. Java do të jetë e favorshme për veprimet ligjore, kontaktet me institucionet shtetërore apo financiare. Mos e harroni informacionin që do të merrni nga njerëzit që njihni virtualisht. Gratë do të kenë një javë që do t’u japë mundësi të reja për të realizuar qëllimet dhe planet e tyre të rëndësishme. Burrat do të jenë në gjendje të bëjnë udhëtimin e vonuar.

Gaforrja

Shumë do të duhet të marrin vendime të vështira ose të rëndësishme për dashurinë e tyre ose jetën familjare. Ngjarjet që po përjetoni kohët e fundit do të kërkojnë disa ndryshime që do të jenë për të mirën tuaj. Gjatë javës do të përjetoni një ngjarje të rëndësishme që lidhet me një të afërm i cili nuk mund të jetojë në të njëjtin vend si ju. Kjo javë do të jetë e favorshme për të përfunduar angazhimet dhe detyrat që do të kërkojnë kontakt me njerëz nga institucione të ndryshme qeveritare ose private. Ju mund t’i përdorni këto shtatë ditë për t’u angazhuar në një blerje të kushtueshme për shtëpinë ose biznesin tuaj. Do të habiteni nga një dhuratë ose një gjest vëmendjeje nga dikush me të cilin keni miqësi. Vëmendje të madhe do të kërkojnë marrëdhëniet tuaja financiare me njerëzit me të cilët keni marrëdhënie biznesi. Burrat do të jenë në gjendje të arrijnë rezultate të mira dhe të harmonizojnë marrëdhëniet e tyre të rëndësishme.

Luani

Këtë javë do të përjetoni një ngjarje të pakëndshme që lidhet me dikë që e njihni. Në përgjithësi, këtë javë do të ndiqni zhvillimin e ngjarjeve të ndryshme që do të shqetësojnë më shumë të tjerët se ju. Kjo do të jetë një javë e mirë për udhëtime, veçanërisht jashtë kufijve të vendit. Këtë javë do të kënaqeni me lajme që do të jenë të rëndësishme për zhvillimin e planeve tuaja personale. Disa prej jush do të përjetojnë një krizë dashurie që do t’ju tregojë se duhet të ndryshoni diçka në marrëdhënien tuaj nëse doni ta mbani atë. Java do sjellë ngjarje të reja në familjen tuaj. Gratë mund të mbeten të zhgënjyera në pritshmëritë e tyre. Burrat do fitojnë shumë pikë në aspektin profesional.

Virgjëresha

Këtë javë jeta juaj e dashurisë do të jetë e paparashikueshme. Nëse kohët e fundit keni pasur një ndarje, ndoshta jeni duke kërkuar ende për arsyet e këtij dështimi. Në planin financiar, java sjell një shumëllojshmëri të përvojave. Jini më të kujdesshëm me paratë tuaja. Gjatë këtyre shtatë ditëve, ruhuni nga manipulimi ose vjedhja. Një fejesë ose martesë e pret këtë shenjë. Mund të ndodhë edhe për dikë që njihni dhe ju të jenë të ftuar. Gratë do të gëzojnë praninë e njerëzve të veçantë në jetën e tyre, qoftë edhe virtualisht.

Peshorja

Nëse keni lindur nën shenjën e Peshores dhe planifikoni një udhëtim këto shtatë ditë, kontrolloni gjithçka rreth dokumenteve, bagazheve ose transportit. Ka një shans që një udhëtim t`jua prishë ditën. Gjatë këtyre shtatë ditëve jini të kujdesshëm në marrëdhëniet tuaja profesionale dhe të biznesit. Problemet këtë javë do të ndikojnë negativisht në planet tuaja, prandaj shmangni reagimet emocionale dhe thellimin e tyre. Njerëz të rinj ka gjasa të shfaqen në rrethin tuaj këtë javë. Kushtojini më shumë vëmendje njerëzve që do të kërkojnë ndihmën tuaj. Mbajeni larg nga kuriozët telefonin tuaj. Ka mundësi të prisni një dokument ose informacion të rëndësishëm që do të vonohet për një kohë të pacaktuar. Java do të jetë e favorshme për punë gjyqësore ose juridike të një natyre financiare. Mund të nënshkruani një dokument që do të jetë i rëndësishëm për interesat tuaja financiare.

Akrepi

Këtë javë ngjarje të ndryshme që do të përfshijnë njerëz në familjen tuaj do të shkaktojnë biseda telefonike ose takime më të shpeshta. Gjatë javës, mund të keni probleme financiare. Do të jeni në gjendje të arrini zhvillimin e dëshiruar të planeve tuaja për këtë javë. Në përgjithësi, çdo ngjarje do të ketë një zhvillim interesant. Gjatë javës mund t`ju duhet të udhëtoni. Për disa prej jush, është e mundur që një shans i ri të lindë në aspektin personal ose profesional. Burrat e kësaj shenje do kenë një javë romantike. Gratë do të shpresojnë për mundësi të reja financiare. Megjithatë, çdo gjë do të varet nga puna juaj dhe aftësitë profesionale.

Shigjetari

Këtë javë do të keni bisedime financiare ose veprime që do të përcaktojnë planet tuaja për muajin e ardhshëm. Pavarësisht prioriteteve tuaja financiare këtë javë, vëmendje do të kërkojnë marrëdhëniet tuaja familjare, ku do të lindë një problem apo situatë, që do të kapërcehet ose zgjidhet shpejt. Nëse jeni i martuar, mos kërkoni ballafaqim me bashkëshortin pasi kjo mund të sjellë ndryshime të padëshirueshme në planet tuaja për të cilat tashmë keni bërë përgatitjen e nevojshme. Këtë javë mund të lindin ngjarje interesante rreth një fëmije. Do keni rastin të festoni për këtë fëmijë. Javë do të jetë e favorshme për ata që do të udhëtojnë për punë, trajtim mjekësor dhe më tepër. Gjatë këtyre shtatë ditëve do të keni shumë më tepër kontakte me miqtë e rinj dhe të vjetër. Do të diskutoni ide ose plane të ndryshme me ta.

Bricjapi

Këtë javë do të jeni të ngazëllyer për ngjarje të ndryshme. Është e mundur që të udhëtoni me miqtë ose të afërmit. Java përgjithësisht do sjellë ngjarje dhe përvoja pozitive për njerëzit nga qytete ose vende të tjera. Shmangni tensionet në marrëdhënien tuaj. Ju nuk do të fitoni asgjë nga kundërshtimi ose imponimi. Merrni kohë për të vlerësuar më mirë disa nga të njohurit tuaj. Bisedoni sinqerisht me ata me të cilët keni disa mosmarrëveshje. Kjo mund të jetë një javë e mirë për zhvillimin çështjeve të pronës. Këtë javë, është një ide e mirë të kontrolloni dhe rregulloni sendet tuaja personale dhe arkivat. Gratë do të përjetojnë një javë dinamike sepse ato do të kenë kontakt me shumë njerëz të rinj. Burrat mund të ndahen me disa miq të vjetër për arsye të ndryshme.

Ujori

Këtë javë do të keni angazhime familjare ose prone. Disa rrethana të reja do të ndryshojnë planet tuaja. Lajme të pakëndshme ose një situatë do të kërkojë të merrni një vendim shumë të shpejtë që do të shkojë kundër vullnetit tuaj. Java do të jetë e pafavorshme për veprimet që lidhen me një institucion gjyqësor ose juridik. Këtë javë, ka të ngjarë t`i jepni fund një marrëdhënieje për shkak të dëshirës tuaj për të filluar diçka të re. Disa prej jush mund të përfitojnë nga një qira, pension, bursë, asistencë sociale, trashëgimi etj. Miku do t`ju kërkojë ndihmë për dosa probleme të përsëritura. Java do të jetë e dobishme për udhëtime për arsye familjare. Burrat mund të mësojnë shumë nga njerëzit e rinj që do njohin, gratë duhet të jenë më të kujdesshme në kontaktet e tyre të reja.

Peshqit

Këtë javë do të habiteni nga veprimet ose sugjerimet e papritura nga miqtë ose të afërmit. Gjatë këtyre shtatë ditëve mund të krijoni njohje të reja. Mund të prisni disa ngjarje pozitive që lidhen me njerëzit jashtë rrethit tuaj të të afërmve. Shumë do t`i kthehen një pune të kaluar. Gjatë javës mund të prisni takime dhe ftesa për takime të ndryshme që do t’ju mbledhin me njerëz interesantë. Në dashuri, do takoni dikë që mund t`i përkasë një vendi ose besimi ndryshe nga ju. Këtë javë, shumë njerëz mund të udhëtojnë për të marrë një dokument nga një vend tjetër.

*Ky post u përshtat nga Astro Velida dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.