Hovenier: Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendos ligjshmërinë mbi draftin e asociacionit, nuk duamnjë tjetër Republika Sërpska

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier qartësoi sërish qëndrimin ndërkombëtar mbi çështjen e asociacionit, duke nënvizuar se duhet të jetë

Dhjetor 13, 2023 - 12:36
 0
Hovenier: Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendos ligjshmërinë mbi draftin e asociacionit, nuk duamnjë tjetër Republika Sërpska
Reklamë
Reklamë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier qartësoi sërish qëndrimin ndërkombëtar mbi çështjen e asociacionit, duke nënvizuar se duhet të jetë në përputhje me ligjet e Kosovës. Ai nënvizoi se një palë e tretë nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive, duke theksuar se SHBA nuk dëshiron krijimin e një tjetër Republike Sërpska.

“Pozicioni i SHBA-së është bërë i qartë ne besojmë që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës, që duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, nuk duhet të ketë një qeveri të shtresës së tretë, nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive, ne nuk dëshirojmë një tjetër Republika Sërpska. Ne nuk duam diçka që do ta ndikonte negativisht funksionimin e shtetit të Kosovës”, ka thënë Hovenier.

Gjatë prononcimit për median, ambasadori i SHBA shprehu habi lidhur me kritikat e adresuara ndaj draftit për asociacionin e hartuar nga ndërkombëtarët. Ai shtoi se vetëm Gjykata Kushtetuese e Kosovës duhet të vendos nëse ky draft është në harmoni me legjislacionin.

Reklamë
Reklamë

“Unë jam pak i hutuar nga kaq shumë komente, kaq shumë kritika të kësaj përpjekjeje, ne mendojmë se fokusi duhet të jetë në atë se si Kosova mund të ecë përpara me miratimin e këtij drafti dhe kalimin në Gjykatën Kushtetuese. Nëse ka pyetje për kushtetutshmërinë siç e thashë edhe më parë do ta them sërish se ka vetëm një organ që është në gjendje të vendosë, ajo është Gjykata Kushtetuese e Kosovës, duhet të lëvizim shumë shpejt përpara”.

Në përfundim, ai shtoi se drafti është në dakordësi të plotë mes perëndimit, SHBA e Europës./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.