Humbi 3-0 në Tiranë/ Shqipëria shkarkon trajnerin e Çekisë, zyrtari: Tre emra për një stol
Lorenc Hysi, zyrtari i ekipit të Çekisë në ndeshjen e mbrëmshme me Shqipërinë, në një intervistë për “Sport Focus” në Ora News, dha lajmin e bujshëm që trajneri i çekëve, Sylhavi është drejt shkarkimit pas disfatës së djeshme në “Air Albania” në ndeshjen kualifikuese të Euro 2024. Ai tha se vendimi tashmë është marrë, ndërsa […]
Lorenc Hysi, zyrtari i ekipit të Çekisë në ndeshjen e mbrëmshme me Shqipërinë, në një intervistë për “Sport Focus” në Ora News, dha lajmin e bujshëm që trajneri i çekëve, Sylhavi është drejt shkarkimit pas disfatës së djeshme në “Air Albania” në ndeshjen kualifikuese të Euro 2024.
Ai tha se vendimi tashmë është marrë, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet të hënën , pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Federatës Çeke të Futbollit.
“Tashmë kanë nisur bisedimet për emrin e pasuesit të Sylhavit, ku po shqyrtohet konkretisht emri i teknikut të Slavia Prangës, Jindřich Trpišovský, por ky i fundit ka refuzuar.
Tashmë dikutimet po zhvillohen me trajnerin e Çekisë U-21, Jan Suchopárek”, theksoi ndër të tjera në intervistën e tij, trajneri shqiptar Lorenc Hysi.
Trajneri i çekëve, Sylhavi u shfaq i mërzitur dje për mediat pas ndeshjes kualifikuese të Euro 2024.
Sylhavi, gjithashtu pranoi se ekziston mundësia që të shkarkohet nga posti i trajnerit.
“Dorëheqja? Sigurisht që (pozicioni im) do të zgjidhet, kjo është e qartë.
Megjithatë, detyra ime tani është të përgatis ekipin për të dielën, që është një kohë e shkurtër. Nuk e di se çfarë do të dalë nga drejtuesit. Rezultat i keq, ndoshta ndikoi kartoni i kuq”, tha Šilhavý./m.j
What's Your Reaction?