I fiksuar pas bursës dhe Bidenit, SHBA në “gjueti” për autorin e masakrës, alarmohet edhe Kanadaja
I gjithë shteti në këmbë për të kapur Robert Card, 40-vjeçarin që pasditen e djeshme në Lewiston të SHBA, kreu një masakër duke i marr jetën 18 personave dhe plagosi 60 të tjerë. Agjentët e FBI organizuan një bastisje në shtëpinë e familjes së Card të enjten mbrëma, por rezervisti i ushtrisë që është shndërruar […]
I gjithë shteti në këmbë për të kapur Robert Card, 40-vjeçarin që pasditen e djeshme në Lewiston të SHBA, kreu një masakër duke i marr jetën 18 personave dhe plagosi 60 të tjerë.
Agjentët e FBI organizuan një bastisje në shtëpinë e familjes së Card të enjten mbrëma, por rezervisti i ushtrisë që është shndërruar në njeriun më të kërkuar në Amerikë mbetet në arrati.
Bastisjet në shtëpitë e familjarëve të tij, po kryhen pasi ekspertët paralajmëruan se gjuetari 40-vjeçar i drerëve dhe njëherësh rezervist i ushtrisë është i pajisur mirë për të mbijetuar në natyrë dhe madje mund të jetë duke planifikuar një sulm të ri.
Sakaq alarmi është ngritur edhe në Kanadanë fqinje, ku Agjencia e Shërbimeve Kufitare ka kërkuar nga oficerët e saj përgjatë kufirit Kanada-SHBA, që të kenë kujdes pasi agresori i armatosur dhe i rrezikshëm mund të kalojë aty.
Sakaq, sipas hetuesve historia e tij e kërkimeve në internet përmbante teori konspirative, tregonte frikë për një krizë financiare dhe rëniet në bursë; çështjet e LGBTQ+; të drejtat e armëve dhe komentet për zyrtarët publikë demokratë, përfshirë presidentin Joe Biden.
Card u pa për herë të fundit të mërkurën mbrëma duke ikur nga dy lokacionet në Lewiston, ku qëlloi mbi turmat në një qendër bowling dhe më pas në një lokal.
Makina e tij e braktisur u gjet pak para orës 22:00 në qytetin e Lisbonës, shtatë milje larg Lewiston. Që atëherë, mbi 350 zyrtarë shtetërorë dhe federalë të zbatimit të ligjit kanë krehur zonën për Card, të mbështetur nga helikopterë, dronë dhe qen.
Marko Galbreath, një ish rreshter i policisë në Florida dhe anëtar i ekipit SWAT, tha për mediat se Card mund të kishte udhëtuar kudo, dhe e gjithë Amerika duhet të jetë vigjilente.
“Ai mund të jetë ende në atë zonë, duke planifikuar të ketë një shkëmbim zjarri me policinë, duke planifikuar të kryejë vetëvrasje, ose një sulm tjetër.”
Sakaq në një buletin që i është dërguar policisë në të gjithë vendin pas sulmit me 18 vrarë, thuhet se Card është trajtuar në një institucion të shëndetit mendor për dy javë verën e kaluar pasi ‘dëgjonte zëra dhe kishte shprehur kërcënime për të qëlluar’ në një bazë ushtarake.
Një zyrtar amerikan tha se Card po stërvitej me Batalionin e 3-të të Rezervës së Ushtrisë në West Point, Nju Jork, kur komandantët u shqetësuan për të.
/a.r
What's Your Reaction?