I fuqishëm dhe i pazakontë, astronomët zbulojnë yllin ‘zombi’
Astronomët kanë zbuluar një lloj të ri ylli i cili hedh dritë mbi origjinën e magneteve yjore, magnetëve më të fuqishëm të universit. Magnetet yjore janë yje të vdekur shumë të dendur, me fusha të fuqishme magnetike dhe mund të gjenden përgjatë gjithë Rrugës së Qumështit. Astronomët nuk e dinë ekzaktësisht si formohen, por nëpërmjet […]
Astronomët kanë zbuluar një lloj të ri ylli i cili hedh dritë mbi origjinën e magneteve yjore, magnetëve më të fuqishëm të universit.
Magnetet yjore janë yje të vdekur shumë të dendur, me fusha të fuqishme magnetike dhe mund të gjenden përgjatë gjithë Rrugës së Qumështit.
Astronomët nuk e dinë ekzaktësisht si formohen, por nëpërmjet Observatorit të Europës Perëndimore kanë zbuluar një yll të ‘gjallë’ që ka gjasa të kthehet në një magnet yjor.
Përbërja enigmatike e HD 45166 ose të quajtur nga astronomët, ylli ‘zombi’, nuk është e thjeshtë për t’u shpjeguar, por është pjesë e një çifti yjesh të pasur në helium. Ai ndodhet 3000 vite dritë larg, në yjësinë Monoceros.
Sipas studimit, ylli ka një fushë shumë të fuqishme magnetike dhe është një prej magneteve yjorë më të mëdhenj që janë zbuluar deri më tani.
Përllogaritjet e astronomëve tregojnë se ylli do ta përfundojë ciklin e tij duke u shndërruar në një magnet yjor. Ai do të ‘shembet’ nga graviteti i vet, fusha magnetike do të forcohet dhe ylli do të kthehet në një bërthamë kompakte, lloji më i fuqishëm i magnetit në univers.
/a.r
What's Your Reaction?