‘I jam falenderuese babit për gjithçka’/ Çfarë shkruante vajza 14 vjeçare në Shkup para se të rrëmbehej e vritej! I dyshuar dhe i ati

Gazetarja nga Maqedonia e Veriut, Emine Ismail zbulon për Report Tv detaje të reja nga krimi që tronditi Shkupin.  Është kryer autopsia, dhe trupi i 14 vjeçares Vanja Gjorçevska, e cila u vra dhe u gjet e varrosur afër Shkupit gati një javë pas zhdukjes, i është dorëzuar të ëmës. Deri tani 5 persona dyshohen se janë të përfshirë […]

Dhjetor 5, 2023 - 16:33
 0
‘I jam falenderuese babit për gjithçka’/ Çfarë shkruante vajza 14 vjeçare në Shkup para se të rrëmbehej e vritej! I dyshuar dhe i ati
Reklamë
Reklamë

Gazetarja nga Maqedonia e Veriut, Emine Ismail zbulon për Report Tv detaje të reja nga krimi që tronditi Shkupin.  Është kryer autopsia, dhe trupi i 14 vjeçares Vanja Gjorçevska, e cila u vra dhe u gjet e varrosur afër Shkupit gati një javë pas zhdukjes, i është dorëzuar të ëmës.

Deri tani 5 persona dyshohen se janë të përfshirë në këtë krim të rëndë por dhe në vrasjen e 74 vjeçarit nga Velesi i Maqedonisë së Veriut. Autopsia do të përcaktojë dhe kohën dhe shkaqet e vrasjes së 14 vjeçares e cila u zhduk më 27 nëntor pak pasi kishte dalë nga banesa për të shkuar në shkollë dhe u gjet më 3 dhjetor e vrarë dhe e groposur

Kjo paraqet një nga provat kryesore në procesin kundër Lupço Palevskit – Pallço, Velibor Manevit, Vlatko Keshishevit, Bore Videvskit dhe babait të viktimës, Aleksandar Gjorçevski.

Reklamë
Reklamë

Ndaj Lupço Palevskit është firmosur urdhërarrest ndërkombëtar, ndërsa babai i saj ndodhet i arrestuar. Ajo çka e bën më tragjike këtë histori është përfshirja e babait të vajzës.
Personat e arrestuar në dëshminë që kanë dhënë kanë thënë se oraret kur do të dilte vajza nga shtëpia i kanë marrë nga babai I saj. Motivi I rrëmbimit ka qenë për të marrë para nga nëna e saj për shkak se bashkëshortët ishin divorcuar.

Po a morën rrëmbyesit para?

“Aspak nuk u arrit të kërkoheshin paratë. Personat e arrestuar kanë thënë se nga paniku se mos të kapeshin e dënoheshin kanë vrarë vajzën e cila jetonte me të ëmën. Nuk ka pasur as kohë për të kërkuar ato para për të cilën ishte moviti i rrëmbimit të saj ” tregon gazetarja nga Maqedonia e Veriut, Emine Ismaili për Report Tv

Edhe më të rëndë ngjarjen e bën dhe fakti se vajza e donte shumë të atin. Gazetarja Ismaili zbulon një detaj të panjohur

“Në një detyrë për ditën e falenderimeve, vajza 14 vjeçare kishte shkruar se ishte mirënjohëse dhe ishte falenderuese për tërë jetën për babain e saj për atë çfarë kishte bërë” tregon ajo.

Çfarë ka deklaruar babai i vajzës?

Babai i vajzës i ka mohuar. Nuk ka pranuar se është i përfshirë në këtë rast megjithatë ndaj tij është caktuar arrest 48 orësh, sqaroi gazetarja Ismaili për emisionin “Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu.

Të shtunën shoqëria civile ka thirrur një protest për të kërkuar dënimin me vdekje për autorët e këtij krimi të rëndë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.