I jepet lamtumira e fundit shqiptares dhe dy djemve të saj të vrarë në SHBA

Ornela Morgan dhe dy djemtë e saj do të përcillen për në banesën e fundit ditën e sotme në Massachusetts. Ata u vranë nga rreshteri amerikan, Watson Morgan, i cili ishte babai dhe bashkëshorti i viktimave. Pas ngjarjes së rëndë, autori i dha fund edhe jetës së tij. 43-vjeçarja shqiptare dhe djemtë Gabriel, 12 vjeç, […]

Janar 12, 2024 - 12:10
 0
I jepet lamtumira e fundit shqiptares dhe dy djemve të saj të vrarë në SHBA
Reklamë
Reklamë

Ornela Morgan dhe dy djemtë e saj do të përcillen për në banesën e fundit ditën e sotme në Massachusetts. Ata u vranë nga rreshteri amerikan, Watson Morgan, i cili ishte babai dhe bashkëshorti i viktimave. Pas ngjarjes së rëndë, autori i dha fund edhe jetës së tij.

43-vjeçarja shqiptare dhe djemtë Gabriel, 12 vjeç, dhe Liam, 10 vjeç u gjetën të qëlluar me armë në fillim të 30 dhjetorit në shtëpinë e tyre në New City. Rreshteri më pas u gjet i vdekur pasi kishte qëlluar veten me armë në kokë.

Policia e Clarkstown kishte shkuar në shtëpinë e viktimave për një kontroll pasi Watson Morgan nuk u paraqit në punë dhe nuk përgjigjej në celular. Policia ka thënë se ata besojnë se Morgan vrau familjen e tij dhe pastaj veten.

Reklamë
Reklamë

Ndërkohë sot do të mbahet ceremonia përkujtimore për nënën dhe djemtë në Worcester, Mass, në Kishën Ortodokse Shqiptare të Shën Marisë, 535 Salisbury St.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.