“I mbuluar me gjak e baltë dhe pa shenja jete”, relacioni i plotë i mjekëve për foshnjën e braktisur në Yzberisht
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me foshnjën që u gjet e braktisur në një garazh në zonën e Yzberishtit në kryeqytet. Nga relacioni zyrtar i spitalit “Koço Gliozheni”, mësohet se foshnja i përket gjinisë mashkullore dhe është paraqitur në spital në gjendje të traumatizuar, të dëmtuar dhe pa shenja jete. Mësohet se në momentin […]
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me foshnjën që u gjet e braktisur në një garazh në zonën e Yzberishtit në kryeqytet.
Nga relacioni zyrtar i spitalit “Koço Gliozheni”, mësohet se foshnja i përket gjinisë mashkullore dhe është paraqitur në spital në gjendje të traumatizuar, të dëmtuar dhe pa shenja jete.
Mësohet se në momentin e ardhjes në reanimacion foshnjës së mbuluar me gjak e baltë, i është konstatuar hipotermi e thellë, dërrmishje të syrit të majtë, të gojës, të gishtave të dorës së djathtë me falanga të ruajtura, ekimoza të zonës skrotale, të cilat u evidentuan pas larjes së bebit.
Sakaq, raportohet se atij iu bë mjekimi i plagëve në kushtet e asepsisë, ndërsa ende mbetet në gjendje tepër të rëndë, i lidhur me aparatin e ventilimit me parametra maksimalë.
Relacioni i plotë:
Foshnja me Nr.123, i seksit mashkull, Nr. kartele 238, me peshë 3580 g, u paraqit në Repartin e Terapisë Intensive Neonatale të Maternitetit “Koço Gliozheni”, i shoqëruar me policin e shërbimit dhe infermieren, në gjendje të traumatizuar, të dëmtuar, pa shenja jete.
Referohet i gjetur në garazhin e një pallati në zonën e Yzberishtit në gjendje të rëndë, i zhveshur, kordoni umbelikal i pa klampuar, mbuluar me hemorragji profuze, me shenja jete (sipas infermieres).
Në momentin e ardhjes në reanimacion bebi i mbuluar me gjak e baltë, konstatohet hipotermi e thellë, dërrmishje të syrit të majtë, të gojës, të gishtave të dorës së djathtë me falanga të ruajtura, ekimoza të zonës skrotale, të cilat u evidentuan pas larjes së bebit. Pa shenja jete, pa respiracione, pa tone kardiake, klampohet kordoni umbelikal.
U reanimua intesivisht, intubohet, masazh kardiak, izolohet linja periferike ku aplikohen medikamente për reanimim. Pas reanimimit intensiv prej 40 minutash, shfaqi shenja jete, bradikardi të thellë, reagime të dobëta. U bë mjekimi i plagëve në kushtet e asepsisë. Me fenomene hemorragjike nga pulmonet, dhe vendet e manipulimit. U porosit mase eritrocitare, plazëm e freskët e ngrirë.
Mbetet në gjendje tepër të rëndë i lidhur me aparatin e ventilimit me parametra maksimalë.
/a.d
What's Your Reaction?