I vuri tritol garazhit të 52-vjeçarit, arrestohet pas disa muajsh i riu në Shkodër
Një 28-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës. Mësohet se Seadet Myftia ishte në kërkim për disa vepra penale, ndër to plagosja e lehtë me dashje dhe për vendosjen e një sasie tritoli në banesën e një personi. “28-vjeçari u ndalua sepse nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, rezultoi […]
Një 28-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës. Mësohet se Seadet Myftia ishte në kërkim për disa vepra penale, ndër to plagosja e lehtë me dashje dhe për vendosjen e një sasie tritoli në banesën e një personi.
“28-vjeçari u ndalua sepse nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, rezultoi se: më datë 31.05.2023, ka goditur me sende të forta një shtetas dhe ka shkatërruar automjetin e tij. Më datë 29.06.2023, në lagjen “10 Korriku”, dyshohet se ka vënë lëndë eksplozive në portën e banesës së një shtetasi dhe ka vjedhur motomjetin e një shtetasi tjetër”, u shpreh policia.
Ndaj të riut rëndojnë 4 vepra penale si “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Shkatërrimi i pronës”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Vjedhja”.
Kujtojmë se në lidhje me vendosjen e eksplozivit u shpall në kërkim edhe një 28-vjeçar tjetër i quajtur Zabit Mehmedaj.
Ata ia vunë eksplozivin një 52-vjeçari në garazhin e këtij të fundit. Më pas u larguan nga vendngjarja me një motor të vjedhur në Shkodër.
/a.r
What's Your Reaction?