Identifikohen 20 zona me rrezikshmëri të lartë për terrorizëm në Shqipëri
Në Shqipëri janë identifikuar 20 zona të nxehta që do të mbahen në monitorim si vatra me rrezikshmëri të lartë për ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin. Vlerësimi ishte një proces disavjeçar që pasoi luftën në Siri dhe rekrutimin e disa dhjetëra luftëtarëve si dhe plot 145 familjeve përfshi gra dhe fëmijë. Shumica e tyre ende […]
Në Shqipëri janë identifikuar 20 zona të nxehta që do të mbahen në monitorim si vatra me rrezikshmëri të lartë për ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.
Për këtë arsye në të gjitha qarqet sapo u krijuan Komitetet Rajonale kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Megjithëse Gjirokastra nuk hyn në hartën e 20 zonave të nxehta të përcaktuara për monitorim intensiv, të qenit një rreth kufitar dhe fakti që zona të tëra malore në hapësirën rurale po braktisen nga popullsia sipas komitetit të sapokrijuar do të kërkojë vëmendje të shtuar prej 10 institucioneve pjesë e kësaj strukture.
/f.s
What's Your Reaction?