Ikja e një mjeshtri të paharruar

Nga Ben Andoni Motivacioni i paradokohshëm nga ish-presidenti Ilir Meta për z. Osman Mema jepte në mënyrë të përmbledhur disa nga atributet e tij, që e bënë aq të veçantë për kryeqytetasit, por më shumë se kaq për të gjithë shqiptarët: ”Kam nderin të vlerësoj disa nga futbollistët, që me shumë dashuri kujtohen. Nderojmë sot Osman […]

Shtator 25, 2023 - 21:05
 0
Ikja e një mjeshtri të paharruar
Reklamë
Reklamë

Nga Ben Andoni

Motivacioni i paradokohshëm nga ish-presidenti Ilir Meta për z. Osman Mema jepte në mënyrë të përmbledhur disa nga atributet e tij, që e bënë aq të veçantë për kryeqytetasit, por më shumë se kaq për të gjithë shqiptarët: ”Kam nderin të vlerësoj disa nga futbollistët, që me shumë dashuri kujtohen. Nderojmë sot Osman Memën me Mjeshtër i Madh nga familja që ndër vite ka nxjerrë futbollistë cilësorë. Osman Mema ka qenë një mbrojtës i shkëlqyer, vlerave sportive, qytetare e demokratike”.

Reklamë
Reklamë

Nga sot, ai do t’i mungojë shumë Tironës (qytetit dhe qytetarëve), familjarëve, por më shumë se kaq kujtimit të imazhit të një kryeqytetasi të mirë, aq i nevojshëm sot për këtë qytet kozmopolit.  I ndjeri është një nga legjendat e ish-“17 Nëntorit” ndër vite dhe mbajtësi i trofeve të shumta, jo vetëm me të por edhe me “Partizanin”. Gjithsej shtatë të tilla, që ua kaloi edhe brezit të parë të vëllezërve Memaj sportistë, të tillë Haxhi, Beqir dhe legjendës tjetër Ali Mema.  Kjo u përcoll tek brezat dhe cilido kujton tashmë dhe brezin e dytë dhe të tretë me Sulejmanin dhe Ardin.

Por në këtë kujtesë tashmë është shkëputur nga jeta një hallkë shumë e rëndësishme e saj dhe kjo lidhet me Osmanin, ai çuni i vogël tironc, që luante aq bukur futboll tek fusha e Shallvareve. Ai djali simpatik, aq i sinqertë, i dashur, i drejtë dhe guximtar, ai që kurrë nuk ta fshihte të vërtetën, siç thoshin miqtë e tij. Mbase këto janë tiparet, që do t’i përcjellin fëmijët e tij bashkë me kujtimin e sportit së të atit dhe mbi të gjitha një trashëgimie që nuk duhet të humbë. Ky mjeshtër sporti, që dha aq emocion për tifozeritë e Tironës dhe Partizanit dhe mbi të gjitha një lojtar që do të mbahet mënd gjatë për ndeshjet ndërkombëtare. Gardiani i Overatit, e konsideronin pas ndeshjes me Gjermaninë Perëndimore, kur e bllokoi lojtarin e famshëm të FC Këln në çdo cep të fushës. Emri i tij do të jetë protagonist përballë ”Beshiktash”, ”Cernomorec”, Rapid”, “Minerul”, ”Kilmarnok”, “Standard” dhe sidomos

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.