Infermierja i jep detergjent në vend të ujit, vdes 92-vjeçarja në shtëpinë e të moshuarve në Greqi

Një 92-vjeçare ka vdekur pasi një infermiere i dha të pinte detergjent në vend të ujit në një shtëpi të moshuarish në Greqi. Pronari i shtëpisë së të moshuarve në Heraklion 53 vjeç, menaxheri 28 vjeç dhe infermierja që i dha ilaçin janë arrestuar dhe u akuzuan për vrasje nga pakujdesia. Rastin e denoncoi dhëndri […]

Dhjetor 6, 2023 - 13:44
 0
Infermierja i jep detergjent në vend të ujit, vdes 92-vjeçarja në shtëpinë e të moshuarve në Greqi
Reklamë
Reklamë

Një 92-vjeçare ka vdekur pasi një infermiere i dha të pinte detergjent në vend të ujit në një shtëpi të moshuarish në Greqi.

Pronari i shtëpisë së të moshuarve në Heraklion 53 vjeç, menaxheri 28 vjeç dhe infermierja që i dha ilaçin janë arrestuar dhe u akuzuan për vrasje nga pakujdesia.

Rastin e denoncoi dhëndri i 92-vjeçares, pasi gjatë administrimit të barnave ditën e hënë, kanë përzier shishet e ujit, me ato që përmbajnë detergjent. Sapo e ka pirë, e moshuara u ndje keq dhe u transferua menjëherë në spitalin Venizelio, ku humbi dhe jetën.

Reklamë
Reklamë

Pas padisë së familjarëve të 92-vjeçares, policia ka kontrolluar shtëpinë e të moshuarve, ku është gjetur shishja me dezinfektuesin, e cila është konfiskuar dhe përmbajtja e saj po ekzaminohet nga laboratori i toksikologjisë.

Mjeku do të kryejë autopsinë dhe analizat toksikologjike në trupin e 92-vjeçares. Në të njëjtën kohë, punonjësit e policisë, të cilët në bazë të provave që disponojnë, mendojnë se gjithçka ka ndodhur gabimisht.

Një kamera sigurie ka regjistruar të gjithë skenën. Gruaja, sipas informacioneve të ERT-së, duket se i kërkon ujë infermieres, e cila merr një shishe, që ishte me të tjerët dhe e lë në tavolinë. Gruaja, e cila vuante nga shëndeti mendor, hap shishen dhe fillon të pijë ngadalë lëngun, pa reaguar. Kur stafi e kuptoi se çfarë kishte ndodhur, ishte vonë për të shpëtuar të moshuarën e cila vdiq menjëherë pasi u dërgua në spital.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.