Inflacioni u ul edhe në korrik, por produktet ushqimore mbeten të shtrenjta
Edhe për muajin korrik inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të konsumit, vijoi trajektoren rënëse, duke zbritur në 4.2%. Ky është niveli më i ulët që nga marsi i vitit 2022, kur nisi shtrenjtimi i ndjeshëm, si pasojë e luftës në Ukrainë. Megjithatë, sipas INSTAT, krahasuar me korrikun e vitit 2022, ushqimet për familjet shqiptare […]
Edhe për muajin korrik inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të konsumit, vijoi trajektoren rënëse, duke zbritur në 4.2%.
Ky është niveli më i ulët që nga marsi i vitit 2022, kur nisi shtrenjtimi i ndjeshëm, si pasojë e luftës në Ukrainë.
Megjithatë, sipas INSTAT, krahasuar me korrikun e vitit 2022, ushqimet për familjet shqiptare vazhdojnë të jenë më të shtrenjta, ndikuar kryesisht nga zarzavatet e patatet, të cilat kushtojnë 21.6% më shumë.
Edhe qumështi e vezët janë produkte që këtë korrik qytetarët i blenë ndjeshëm më shtrenjtë se një vit më parë, duke pësuar një rritje me 13.6%.
Objektivi i bankës së shqipërisë është që deri në fund të këtij viti inflacioni të rikthehet në objektivin prej 3%.
/a.r
What's Your Reaction?