“Ish-bashkëshorti i tha mamasë sime se kisha vdekur”. Ledjona tregon për aksidentin e rëndë ku mbeti e vdekur një gazetare
Lejdona e ftuar në “S’e Luan Topi” ka treguar shumë për jetën e saj personale dhe profesionale. Ajo është pyetur nga Erjona Rusi për një moment tronditës dhe të dhimbshëm në jetën e saj, aksidenti që ka ndodhur para disa vitesh me një gazetare tjetër. Ajo tregon se lajmi u përhap shpejt dhe ish-bashkëshorti mendoi […]
Lejdona e ftuar në “S’e Luan Topi” ka treguar shumë për jetën e saj personale dhe profesionale.
Ajo është pyetur nga Erjona Rusi për një moment tronditës dhe të dhimbshëm në jetën e saj, aksidenti që ka ndodhur para disa vitesh me një gazetare tjetër. Ajo tregon se lajmi u përhap shpejt dhe ish-bashkëshorti mendoi se gazetarja e vdekur ka qenë ajo dhe jo kolegia e saj. Menjëherë këtë lajm ia dha të ëmës së saj, e cila e përjetoi shumë keq.
Erjona Rusi: Do doja të ndalesha dhe një gjë tjetër që e ke përjetuar shumë. Është momenti i një aksidenti kur ti humbet shoqen, kolegen që gjithashtu e kam patur dhe unë kolege. Po flas për aksidentin që i mori jetën Enkelejda Skënderasit. Mos gabohen prindërit mendonin që kishe humbur ti jetën, apo jo?
Ledjona: Në një fshat të thellë, Panarit quhet, unë e njoh shumë mirë atë zonën andej sepse origjina ime është nga Skrapari dhe ne e dimë shumë mirë që gazetarët e terrenit nuk i kanë kushtet shumë të mira, sidomos në ato vite. Mundoheshim të siguronim transportin, automjetet vetë. Unë kam qenë në një automjet tjetër me dy kolegë të tjerë, ndërsa Enkelejda me katër operatorët ka qenë në automjetin ku ndodhi dhe aksidenti. Ne kemi qenë gati 200 metra para saj, ka ndodhur aksidenti i rëndë, madje ka qenë ish-bashkëshorti i cili… Ne njoftuam redaksinë që të mos jepej lajmi me titra.
Erjona Rusi: Po prindërit e tu, kush i njoftoi?
Ledjona: Ish-bashkëshorti im, e kishin telefonuar i kishin thënë ka ndodhur një aksident por u shqetësoni, vetëm një gazetare është keq. Ne i kemi pasur të dyja flokët e zeza në atë kohë dhe ky shkon i thotë direkt mamit që ka ndodhur një aksident, ka vdekur një gazetare dhe më duket se është Ledjona. Ka qenë vend që nuk kapnin valët. Mbaj mend që na mblodhën në një automjet dhe redaksia merrte çdo gazetar të vetën që interesoheshin dhe familjarët. Kur e kam marrë mamin e kam dëgjuar që qante dhe thoshte a je mirë, a je mirë. I thashë jam shumë mirë, vetëm Enkelejda nuk është mirë. Fillimisht, na thanë që është në gjendje të rëndë, nuk na treguan që kishte ndërruar jetë. Kur shkuam në Korçë, mësuam lajmin e keq.
Erjona Rusi: Pra, për pak orë prindërit menduan që ti kishe ndërruar jetë.
Ledjona: Po, familjarët, prindërit.
What's Your Reaction?