Ish-prokurori Beçi: Kemi hyrë në një epokë të re, kush ka hartuar ligje duhet të ketë kujdes
Ish-prokurori Eugen Beçi ka folur në lidhje me çështjen “Partizani” ku në pranga ka rënë dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, ndërsa për ish kryeministrin është vendosur “Detyrim Paraqitje”. Beçi theksoi se që prej të shtunës kur u arrestua Malltezi kemi hyrë në një epokë të re, duke theksuar se zyrtarët e lartë përfshirë dhe […]
Ish-prokurori Eugen Beçi ka folur në lidhje me çështjen “Partizani” ku në pranga ka rënë dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, ndërsa për ish kryeministrin është vendosur “Detyrim Paraqitje”.
Beçi theksoi se që prej të shtunës kur u arrestua Malltezi kemi hyrë në një epokë të re, duke theksuar se zyrtarët e lartë përfshirë dhe ish-kryeministrat apo kryeministrin duhet të ketë kujdes nëse ka miratuar ligje klienteliste.
Prokuroria duhet t’I largohet konfliktit civilë penalë, do të duhet të përcaktojë se këto shkelje janë më tej se civile apo administrative dhe mbi të gjitha duhet të kuptojmë se “kemi hyrë në një epokë të re”.
What's Your Reaction?