Ish-vjehrri nuk i lejon të takojë të bijën, prej 5 vitesh babai qëndron larg vajzës

Vajza e Elsonit dhe ish-bashkëshortes së tij, Ledianës, qëndron në banesën e gjyshit të saj nga nëna, Mehmetit dhe nuk takohet prej 5 vitesh me të atin. Eni Çobani shpjegon në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se kujdestaria e 6-vjeçares i ka kaluar nënës, Ledianës pas divorcit por Elsoni dhe […]

Tetor 8, 2023 - 20:20
 0
Ish-vjehrri nuk i lejon të takojë të bijën, prej 5 vitesh babai qëndron larg vajzës
Reklamë
Reklamë

Vajza e Elsonit dhe ish-bashkëshortes së tij, Ledianës, qëndron në banesën e gjyshit të saj nga nëna, Mehmetit dhe nuk takohet prej 5 vitesh me të atin. Eni Çobani shpjegon në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se kujdestaria e 6-vjeçares i ka kaluar nënës, Ledianës pas divorcit por Elsoni dhe familja e tij nuk e takojnë

Eni Çobani: Nga momenti që vajza ka hyrë në atë banesë, nuk është takuar më as me Luftarin, as me hallat, por mbi të gjitha me babain, me babain zoti Mehmet!

Eni Çobani shton se ka bërë një bisedë private me Mehmetin dhe e ka pyetur për vendndodhjen e Ledianës, e cila mësohet se nuk jeton në shtëpinë e të atit.

Reklamë
Reklamë

Eni Çobani: Nuk është e mundur më në këtë vend që njëri gjysh të hapë luftë me gjyshin tjetër! Të nxjerrë nipin për të rrahur këtë ish-dhëndrin dhe atë vajzën ta çojë në shkollë dhe të dalë edhe drejtoresha e shkollës bashkë me Mehmetin dhe t’i thotë babait shko merr një vërtetim te përmbarimi të vish të takosh vajzën!

Sipas vendimit të gjykatës, Elsonit i lejohet të takojë vajzën dhe këtë nuk mund ta ndalojë gjyshi.

Eni Çobani: Kujdestaria thotë e mban nëna, por e shikon edhe babai se atë fëmijë Mehmet nuk e keni bërë ju, e ka bërë Elson Frisku me Lediana Friskun, me dashuri se na tha ky djali që janë marrë me dashuri dhe kjo vajza është edhe e Elsonit, edhe e Ledianës.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.