“Isha aty si ndërtues i murit”, zbardhet dëshmia e Mark Frrokut: Isha pajtuar nga përfaqësuesit e kishës

Në dëshminë paraprake në Policinë e Durrësit, ish-deputeti Mark Frroku nuk ka deklaruar asgjë në lidhje me konfliktin tek Kepi i Rodonit. Sipas asaj që raporton gazetari i Klan News, Besar Bajraktari pavarësisht se blutë kanë administruar pamje filmike ku dokumentojnë veprimet e dhunës, Frroku u ka thënë hetuesve se nuk dinte asgjë, nuk kishte […]

Tetor 30, 2023 - 13:35
 0
“Isha aty si ndërtues i murit”, zbardhet dëshmia e Mark Frrokut: Isha pajtuar nga përfaqësuesit e kishës
Reklamë
Reklamë

Në dëshminë paraprake në Policinë e Durrësit, ish-deputeti Mark Frroku nuk ka deklaruar asgjë në lidhje me konfliktin tek Kepi i Rodonit. Sipas asaj që raporton gazetari i Klan News, Besar Bajraktari pavarësisht se blutë kanë administruar pamje filmike ku dokumentojnë veprimet e dhunës, Frroku u ka thënë hetuesve se nuk dinte asgjë, nuk kishte ndodhur asgjë dhe nuk ishte konfliktuar askush.

Për shkak të deklarimeve të tij i janë shtuar në ngarkim edhe veprat penale moskallëzimit të krimit dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Praninë e tij në zonë e ka justifikuar si ndërtues i murit dhe se ishte pajtuar nga përfaqësuesit e kishës.

Bëhet e ditur se të njëjtën gjë ka pretenduar edhe për shoferin e tij Besnik Toma, sipas të cilit nuk ka asnjë dijeni të jetë qëlluar me armë. Toma rezulton të jetë kushëri i parë i ish-deputetit.

Reklamë
Reklamë

Kujtojmë se ish-deputeti Mark Frroku është në mesin e personave të arrestuar për konfliktin e një prone te Kepi i Rodonit në Durrës, ku një ditë më parë u përfshinë në konflikt fizik banorë të zonës me përfaqësues të kishës katolike.

8 persona janë arrestuar nga policia në lidhje me këtë konflikt, në mesin e të cilëve është edhe ish-deputeti Frroku, si përfaqësues i kishës.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.