“Ishin 3, por mund të ishin 4 shqiptarë në Këshillin e Sigurimit”, Çupi: U mbajt ana e Kosovës, do të ishte një viktimë e agresionit rus

Analisti Frrok Çupi ka komentuar edhe faktin se për herë të parë në histori në tribunin e Këshillit të Sigurimit ishin tre folësa shqiptarë, por mund të ishin edhe katër, duke përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Çupi tha se Rama gjatë fjalimit të tij, padyshim që mbajti anën e Kosovës, duke i dëshmuar […]

Shtator 21, 2023 - 16:20
 0
“Ishin 3, por mund të ishin 4 shqiptarë në Këshillin e Sigurimit”, Çupi: U mbajt ana e Kosovës, do të ishte një viktimë e agresionit rus
Reklamë
Reklamë

Analisti Frrok Çupi ka komentuar edhe faktin se për herë të parë në histori në tribunin e Këshillit të Sigurimit ishin tre folësa shqiptarë, por mund të ishin edhe katër, duke përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Çupi tha se Rama gjatë fjalimit të tij, padyshim që mbajti anën e Kosovës, duke i dëshmuar Rusisë se krijimi i saj si shtet nuk ishte një “operacion special”.

Reklamë
Reklamë
“Ishte një moment që 3 folëse në tribunën e Këshillit të Sigurimit, ishin shqiptarë. Ishte një ngjarje që realisht shqiptarët sot ndodhet në kushtet më të favorshme që e kanë merituar gjatë gjithë kohës.
Shqipëria e filloi jetën në OKB në vitin 1920 nën kujdesin e SHBA dhe vazhdon të jetë edhe sot në krah në SHBA dhe aleate e ngushtë e SHBA. Padyshim që ky është një moment që ia nxeh gjakrat Rusisë, që personalitete shqiptare që realisht kanë në dispozicion një mendim kaq të zhvilluar për të drejtën ndërkombëtare.

Ne atje duhet të kishim edhe një tjetër kryeministër shqiptar.  Ironia e Ramës me “operacionin special” kishte një qitje të shkurtër, që do të thoshte që vendimet e njëanshme ju i merrni për luftë. Ndersa krijimi i Kosovës nuk është në dorën tuaj dhe nuk është një operacion special, krijimi i Kosovës dhe rëndesa e saj ndodhen në dokumentat e Gjykatës Penale në OBK.

Rama gjeti rast për të mbajtur anën e Kosovës, sepse Kosova në rastin më të afërt do të ishte një viktimë e agresionit rus, nëse ai dilte jashtë Ukrainës”, u shpreh analisti në studion e “Tirana Live”.

Në fund Çupi theksoi se Shqipëria u vlerësua maksimalisht nga SHBA për këtë mbledhje dhe se sipas analistit Shtëpia e Bardhë është e bindur që kanë një aleat të madh për paqen dhe stabilitetin.

Për Çupin, Shqipëria ka arritur në pikën më të lartë të mundshme në sytëe të gjithë Evropës, e cila do të japi shkas që Shqipëria të jetë një vend më shumë i lakmueshëm.

“Një rast që jo vetëm Escobar, por edhe DASH apo Shtëpia e Bardhë janë të bindur që kanë një aleat të madh për paqen dhe stabilitetin. Por performca e Ramës ishte performancë diplomatike dhe politike, madhe edhe performanca me nervin ishin në lartësinë më të ndritur.

Për mua, Shqipëria ka mbërritur në pikën më të lartë të mundshme në sytë e të gjithë botës. Ky është një shkas pse Shqipëria do të jetë një vend akoma më shumë i lakmueshëm dhe i vizitueshëm nga paqedashësit e botës” përfundoi ai.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.