Ishte martuar për letra, shqiptari dhunon gruan italiane në sy të djalit të mitur
Një shqiptar për gati një vit, çdo ditë ka dhunuar gruan e tij me shuplaka dhe grushta, duke e kërcënuar me vdekje dhe
Një shqiptar për gati një vit, çdo ditë ka dhunuar gruan e tij me shuplaka dhe grushta, duke e kërcënuar me vdekje dhe duke e sharë. Keqtrajtimi dyshohet se ka ndodhur edhe në prani të djalit të vogël të çiftit dhe dhuna fizike dhe verbale u është nënshtruar edhe të afërmve (të tij dhe të saj) që u përpoqën ta ndalonin.
Për këtë arsye, një 38-vjeçar shqiptar banues në Bari për disa kohë ka përfunduar në burg me akuzën e keqtrajtimit ndaj gruas së tij, një italiane në të njëjtën moshë dhe kërcënime të rënda ndaj vjehrrit, i cili ndërhynte shpesh për të ndalur argumentet.
Çifti u martua në Shqipëri në vitin 2022 për të lejuar burrin – falë një rregulli shqiptar – të merrte mbiemrin e gruas së tij, në mënyrë që të përpiqjt të rregullonte më shpejt pozicionin e tij në Itali.
Në janar 2023, çifti, të cilit disa muaj më parë i kishte lindur një djalë, shkuan në Shqipëri për të prezantuar nipin e tyre me gjyshërit dhe aty pas një debati filloi dhuna.
Pasi e ka goditur gruan me shuplaka dhe grushta, duke i shkaktuar një plagë në kokë, burri – i cili ka rrahur edhe nënën dhe vëllain e saj, të cilët ndërhynë për ta ndihmuar gruan – i ka hequr celularin për ta penguar atë të kërkonte ndihmë, duke e mbyllur në një dhomë të shtëpisë së familjes.
Dhuna do të rifillonte edhe me kthimin e çiftit në Itali dhe do të vazhdonte deri në shkurt të vitit 2024, kur gruaja vendosi të denoncojë. Burri, tashmë në burg, kishte jetuar më parë në Greqi dhe ishte dëbuar nga vendi helen. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?