Ishte vjedhur në Zvicër, gjendet në Prishtinë makina luksoze me vlerë 100 mijë euro
Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor, Policia e Kosovës ka marrë një informacion nga autoritetet e Policisë Federale të Zvicrës në lidhje me dyshimin se një veturë e llojit “Mercedes”, e cila ishte në kërkim nga autoritetet zvicerane, mund të jetë në territorin e Kosovës. Siç thuhet në njoftim, përmes bashkëpunimit profesional me Drejtorinë për […]
Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor, Policia e Kosovës ka marrë një informacion nga autoritetet e Policisë Federale të Zvicrës në lidhje me dyshimin se një veturë e llojit “Mercedes”, e cila ishte në kërkim nga autoritetet zvicerane, mund të jetë në territorin e Kosovës.
Siç thuhet në njoftim, përmes bashkëpunimit profesional me Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU) dhe veprimit të shpejtë e profesional të zyrtarëve policorë nga DRP Mitrovicë Veri, dje më datë 10.10.2023 është arritur të gjendet dhe konfiskohet vetura e llojit “Mercedes”, vlera e përafërt e së cilës është mbi 100.000 euro, e cila ishte në kërkim në Zvicër.
“Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU) ka një bashkëpunim të shkëlqyer me institucionet ndërkombëtare të zbatimit të ligjit si dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë në frymën e besimit dhe bashkëpunimit edhe në të ardhmen, përfundon njoftimi i Policisë së Kosovës.”
Reklamë Reklamë Policia e Kosovës
/a.r
What's Your Reaction?