Italia nuk bind kundër Turqisë, rivalët e Shqipërisë barazim në miqësore, Spalleti rezerva për lojën
Italia, kundërshtari ynë në kampionatin europian, zhgënjeu pritëshmërite e tifozëve dhe të trajnerit Spaleti në miqësoren kundër Turqisë luajtur në Bolonja. Përvec barazimit
Italia, kundërshtari ynë në kampionatin europian, zhgënjeu pritëshmërite e tifozëve dhe të trajnerit Spaleti në miqësoren kundër Turqisë luajtur në Bolonja. Përvec barazimit 0 me 0, Axurret nuk kishin ritmin e duhur, patën goxha problem në ndërtimin e aksioneve sulmuese dhe shfaqen madje pasiguri edhe në mbrojtje herë pas here.
Turqia iu përgjigj shumë mirë kampionëve të Evropës në fuqi duke konfirmuar se në grupin me Portugalinë, Gjeorgjonë dhe Çekinë do të jetë pretendent për një biletë kualifikimi në Evropian.
Në Renato Dal Ara u zhvillua një ndeshje poshtë ritmit mesatar, dhe me shumë pak momente të pastra për shënim.
Italia luajti me skemën 4-2-3-1 teksa Spaleti u përpoq të përziente pak kartat duke mos zbuluar plotësisht formacionin me të cilin do të laujë ndeshjen e parë në 15 qershor ndaj Shqipërisë.
Ndonëse iniciativën e pati më shumë ekipi vendas Retegi gaboi gjuatjen nga distanca ndërsa Hakan Calhanoglu dhe pelegrinini provuan të ishin të rrezikshëm nga goditjet e dënimit.
Në vijim Turqia ishte e rrezikshme në një kundërsulm me Ilmaz, ndërsa Axurret patën 2-3 mundësi me Retegin, Kiezen dhe mbi të gjitha Kristanten që gjeti shtyllën.
Edhe pjesa e dytë pati të njëtën pamje. Ndonëse Italia u përpoq me shumë, manovra e saj sulmuese ishte e lexueshme dhe rastet e krijuara nga Xakanji, Retegi dhe Raspadori nuk mjaftuan për t’i dhënë fitoren.
Në sfidat e tjetër miqësore prag europiani, ra në sy fitorja 4 me 2 e Portugalisë kundër Finlandës. Ruben Diaz, Dogo Zhota dhe dygoleshi i Bruno Fernandes i dha fitoren luzitaneve të cilët kanë shumë elemente cilësore në grup dhe konsiderohen favoritë në Gjermani. Zvicra mundi 4 me 0 Estonini, ku mes shënuesve ishte edhe Shaqiri, ndërsa Austria mundi Serbinë 2 me 1./vizionplus.tv
What's Your Reaction?