Iu desh të puthte 10 burra, Anne Hathaway rikujton audicionin “e neveritshëm”
Anne Hathaway ka rrëfyer për një audicion “të pështirë” ku iu desh të puthej me 10 meshkuj. Në një intervistë për V Magazine ku ka përshkruar episodin e ndodhur në vitet 2000, ajo u shpreh se ishin “kohë shumë të ndryshme”. “Asokohe ishte normale që një aktor të puthej me të tjerë për të parë […]
Anne Hathaway ka rrëfyer për një audicion “të pështirë” ku iu desh të puthej me 10 meshkuj. Në një intervistë për V Magazine ku ka përshkruar episodin e ndodhur në vitet 2000, ajo u shpreh se ishin “kohë shumë të ndryshme”.
“Asokohe ishte normale që një aktor të puthej me të tjerë për të parë kiminë mes tyre, gjë që sot është mënyra më e keqe. “Më thanë ‘kemi 10 djem që vijnë sot dhe ti je zgjedhur. A s’është qejf që do puthesh me të gjithë?’ Unë mendova , ’a ka diçka që nuk shkon me mua?’ sepse nuk isha entuziaste. M’u duk e neveritshme.
Isha shumë e re dhe e dija mirë sa e lehtë ishte të humbisje gjithçka kur etiketoheshe si ‘e vështirë’, kështu që u shtira sikur më bëhej qejfi dhe vazhdova. Nuk ishte një lojë pushteti, askush s’po përpiqej të më lëndonte apo të tregohej i keq. Thjesht ishte një kohë tjetër dhe tani dimë të bëjmë më mirë”.
Aktorja nuk dha detaje se për cilin film bëhej fjalë apo të zbulonte emrin e ndonjë aktori.
Anne e krahasoi përzgjedhjen e aktorëve me atë të filmit të saj të ardhshëm “The Idea Of You” ku ajo luan një nënë beqare 40-vjeçare që dashurohet me një këngëtar 24 vjeç.
“I kërkuam çdo aktori që të zgjidhte një këngë që ndienin se karakteri i tyre do e pëlqente, më pas personazhi im hynte duke kërcyer dhe bënim një improvizim të vogël”.
Nicholas Galitzine, 29-vjeçari që fitoi rolin, zgjodhi një këngë nga Alabama Shakes, më pas të dy buzëqeshën, nisën të kërcenin dhe kaq u desh që të ndodhte reaksioni kimik mes protagonistëve.
/a.r
What's Your Reaction?