“Jam i gatshëm për çdo gjë”/ Egla rikthehet bashkë me debate në BBV3, kërcënon banorin
Egla Ceno është përballur sërish me banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP3”, pas 7 ditësh izolimi në dhomën e bardhë. Pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme ajo ka patur përplasje me disa prej tyre, në fillim me Julian Dedën më pas me Liam Osmanin. Këtij të fundit i ka kërkuar të jetë e drejtpërdrejtë […]
Egla Ceno është përballur sërish me banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP3”, pas 7 ditësh izolimi në dhomën e bardhë. Pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme ajo ka patur përplasje me disa prej tyre, në fillim me Julian Dedën më pas me Liam Osmanin.
Këtij të fundit i ka kërkuar të jetë e drejtpërdrejtë me të dhe të mendohet para se t’i flasë përndryshe në këmbim do të marrë heshtjen e saj. Nga ana tjetër banori i ka thënë se është i gatshëm të flasë me të.
Pjesë nga biseda:
Liami: Ti je këtu, mirë se erdhe, të shohim ça do besh tani, ti dhe unë bashkë. Ti jetën tendën lojën tënde, unë timen. Kemi dhe njerëz inteligjentë që…
Egla: Liam mati fjalët kur mi thua, nëse nuk do heshtje nga mua
Liami: Unë jam i gatshëm për çdo gjë zemër
Egla: Lëri lojërat e fjalëve
Liami: Të respektosh një njeri nuk do të thotë që s’duhet luash me të. Lojëra fjalësh siç bën ti, bëj edhe unë. Unë ta dhashë mendimin, ti e more. Analizoje, fli i çik gjumë dhe flasim
Egla: Po pate i çik shtyllë kurrizore fol, jo duke i rënë nga Kina siç bën ti, po pate kështu…
Liami: Këllqe
Egla: Po i pate fol drejt zemra
What's Your Reaction?