“Jam i lumtur …”, veteran gjerman nënshkruan deri në vitin 2025 me Bayern Munchen
Bayern Munchen dhe Thomas Muller do të jenë të lidhur me njëri tjetrin deri në vitin 2025. Veterani i kombëtares gjermane dhe i
Bayern Munchen dhe Thomas Muller do të jenë të lidhur me njëri tjetrin deri në vitin 2025.
Veterani i kombëtares gjermane dhe i Bayern Munchen Thomas Muller ka nënshkruar marrëveshjen e re me bavarezët e cila shkon deri në vitin 2025.
Dy herë fituesi i Champions League me Bayern Munchen dhe fitues i Kupës së Botës me Gjermaninë, numëron në total 32 trofe, 684 ndeshje, 237 gola të shënuar dhe 261 asiste në Allianz Arena (Munich).
“Jam i lumtur që rrugëtimi im me Bayernin vazhdon. Dua të luaj rolin tim, që të vazhdojmë të jemi të suksesshëm, si skuadër ashtu edhe si klub. Është e rëndësishme për mua të jem gur themeli dhe të ndihmoj ekipin që të ecë në drejtimin e duhur. Dua të emocionoj tifozët tanë me gola, duke ndihmuar edhe me krijimin e golave, me dashurinë time për lojën dhe me pasionin tim për futbollin. Shpresoj që të fitojmë shumë tituj të tjerë”, – tha ai.
/Vizionplus.tv/
What's Your Reaction?