Java e Modës në Paris filloi dhe të gjithë sytë ishin mbi veshjen e Julia Fox
Java e Modës në New York erdhi dhe Julia Fox diti si të rrëmbente momentin. E aftë si askush tjetër për të katalizuar vëmendjen tek vetja, aktorja mori pjesë në eventin e lançimit të bashkëpunimit të ri mes Naomi Campbell dhe PrettyLittleThing duke shkaktuar, si zakonisht, zhurmë. Ylli i “Uncut Gems” u sigurua që të […]
Java e Modës në New York erdhi dhe Julia Fox diti si të rrëmbente momentin. E aftë si askush tjetër për të katalizuar vëmendjen tek vetja, aktorja mori pjesë në eventin e lançimit të bashkëpunimit të ri mes Naomi Campbell dhe PrettyLittleThing duke shkaktuar, si zakonisht, zhurmë.
Ylli i “Uncut Gems” u sigurua që të gjithë sytë dhe kamerat të ishin te ajo teksa kaloi në tapetin e kuq në Cipriani Downtown pothuajse tërësisht nudo, duke zgjedhur të veshë një set metalik.
Ajo vendosi të kombinonte paraqitjen e saj të guximshme me një pallto lëkure të zezë, të cilën e la të zbërthyer, nga koleksioni i Campbell.
Ish-e dashura e Kanye West e kompletoi pamjen e saj me çizme lëkure të zeza, buzëkuq në të njëjtën nuancë dhe rimel.
/a.d
What's Your Reaction?