“Je subjekt tregtar?! Menaxho mbetjet me kosh të posaçëm”
Të gjithëve na pëlqen rregulli në qytet, por shpesh herë këtë përgjegjësi ia kërkojmë vetëm autoriteteve. A duhet të nisë kjo edhe nga vetë ne?! E tillë është edhe detyra që subjektet e ndryshme tregtare në Bashkinë Tiranë kanë, kur flitet për menaxhimin e duhur të mbetejve që krijohen gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre […]
Të gjithëve na pëlqen rregulli në qytet, por shpesh herë këtë përgjegjësi ia kërkojmë vetëm autoriteteve. A duhet të nisë kjo edhe nga vetë ne?! E tillë është edhe detyra që subjektet e ndryshme tregtare në Bashkinë Tiranë kanë, kur flitet për menaxhimin e duhur të mbetejve që krijohen gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre ditor.
Një shembull janë kartonat e produkteve të ndryshme ushqimore ose jo. Duke i sistemuar këto mbetje në kosha të veçantë brenda subjektit jo vetëm që nuk tejmbushen kontenierët publikë siç shpesh shohim, por edhe qyteti ka më shumë rregull.
Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, pjesë e Bashkisë Tiranë, krahas kontrollit ditor që bën ndaj subjeteve tregtare lidhur me ndotjen, po zhvillon edhe një fushatë ndërgjegjësimi pikërisht për vendosjen e koshëve të posaçëm nga vetë tregtarët.
Autoriteti lokal shprehet se, një sërë subjektesh i janë përgjigjur pozitivisht kësaj thirrje, duke vendosur kosha të dedikuar dhe menaxhuar kështu më mirë mbetjet që prodhojnë çdo ditë.
Fushata ka si qëllim të edukojë tregtarët me mundësitë që ata kanë për të qenë mos ndotësit e parë të qytetit dhe se ndëshkimi me masë administrative nuk është e vetmja zgjidhje. Jo vetëm kaq, por nisma ndërgjegjësuese e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit i vjen në ndihmë edhe drejtorive të tjera të pastrimit të qytetit, duke e bërë më të lehtë punën për ta.
/a.r
What's Your Reaction?