“Jemi nën sulme masive kibernetike”, reagon AKSHI: Të dhënat janë të sigurta

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informomit ka reaguar lidhur me sulmet e fundit kibernetike që kanë goditur disa faqe zyrtare të institucioneve dhe bizneseve shqiptare. Në një deklaratë për mediet, AKSHI thotë se aktualisht gjendemi  nën sulme masive, të shpërndara të formatit ‘Distributed Denial-of-Service’ (DDoS), të cilat tentojnë të bllokojnë rrjetin me tentativa ilegjitime aksesimi të faqeve […]

Dhjetor 27, 2023 - 12:55
 0
“Jemi nën sulme masive kibernetike”, reagon AKSHI: Të dhënat janë të sigurta
Reklamë
Reklamë

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informomit ka reaguar lidhur me sulmet e fundit kibernetike që kanë goditur disa faqe zyrtare të institucioneve dhe bizneseve shqiptare.

Në një deklaratë për mediet, AKSHI thotë se aktualisht gjendemi  nën sulme masive, të shpërndara të formatit ‘Distributed Denial-of-Service’ (DDoS), të cilat tentojnë të bllokojnë rrjetin me tentativa ilegjitime aksesimi të faqeve publike.

Në deklaratë shtohet se siguria kibernetike dhe e informacionit është një nga sfidat më të mëdha në epokën digjitale dhe kërkon identifikim në kohë të kërcënimeve dhe përgjigje.

Reklamë
Reklamë

Deklarata e plotë 

Informojmë opinionin publik se aktualisht gjendemi nën sulme masive, të shpërndara të formatit ‘Distributed Denial-of-Service’ (DDoS) duke bllokuar rrjetin me tentativa ilegjitime aksesimi të faqeve publike.

Situata është rikthyer në normalitet pas rreth 60 minutash dhe faqet qeveritare janë sërish në funksion të plotë. Theksojmë se sulme të tilla nuk kanë asnjë lidhje me sigurinë e sistemeve dhe të dhënave në to, por vetëm me bllokimin e faqeve publike.

Prej kohësh Shqipëria ka qenë nën vëmendjen maksimale të sulmuesve dhe keqbërësve kibernetikë.

Siguria kibernetike dhe e informacionit është një nga sfidat më të mëdha në epokën digjitale. Identifikimi në kohë i kërcënimeve, reagimi i shpejtë, dhe forcimi i sigurisë është një proces kompleks i cili kërkon vëmendjen e duhur dhe marrje masash të përshtatura sipas kohës dhe mënyrës së sulmeve, rast pas rasti.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.