“Jemi të shqetësuar”, Lavrov: BE nguron dhe është e paaftë të detyrojë Kosovën për formimin e Asociacionit

Rusia është thellësisht e shqetësuar për përkeqësimin e vazhdueshëm të situatës në Kosovë. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, shkruan Tass. “Përkeqësimi i vazhdueshëm i situatës në atë krahinë serbe është një shqetësim i thellë”, tha Lavrov në artikullin e tij me titull “Respektimi i parimeve të Kartës së OKB-së si çelësi [...]Read More...

Tetor 10, 2023 - 10:25
 0
“Jemi të shqetësuar”, Lavrov: BE nguron dhe është e paaftë të detyrojë Kosovën për formimin e Asociacionit
Reklamë
Reklamë

Rusia është thellësisht e shqetësuar për përkeqësimin e vazhdueshëm të situatës në Kosovë.

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, shkruan Tass.

“Përkeqësimi i vazhdueshëm i situatës në atë krahinë serbe është një shqetësim i thellë”, tha Lavrov në artikullin e tij me titull “Respektimi i parimeve të Kartës së OKB-së si çelësi i paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar”.

Reklamë
Reklamë

“E gjithë bota mund të dëshmojë një përsëritje në Ballkan të historisë së trishtë të marrëveshjeve të Minskut për Ukrainën, duke u dhënë republikave të Donbasit një status të veçantë, të cilat u sabotuan nga Kievi, me mbështetjen perëndimore”, shtoi ai.

Sipas kryediplomatit rus, për momentin, Bashkimi Evropian “nguron dhe është i paaftë që t’i detyrojë anëtarët e tij në Kosovë të zbatojnë marrëveshjet e vitit 2013 ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për krijimin e një Bashkësie të Komunave Serbe në Kosovë që do të kishte të drejtë të kishte gjuhën e vet dhe traditat./abcnews.al

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.