Kamerieri që “vallëzon” me tabaka/ Dashamir Xhemali prej 4 dekadash në shërbim të klientëve

Dashamir Xhemali është nga ata që e dashurojnë punën që bën. I sjellshëm, gjithmonë i buzëqeshur, i shkathët dhe korrekt çdo ditë 53-vjeçarin nga Saranda e gjen me tabaka në duar duke iu shërbyer klientëve. Punë për herë të parë nisi në moshën 16-vjecare në ish kampin e punëtorëve. Fillimet i pati të vështira pasi […]

Qeshor 1, 2024 - 20:40
 0
Kamerieri që “vallëzon” me tabaka/ Dashamir Xhemali prej 4 dekadash në shërbim të klientëve
Reklamë
Reklamë

Dashamir Xhemali është nga ata që e dashurojnë punën që bën. I sjellshëm, gjithmonë i buzëqeshur, i shkathët dhe korrekt çdo ditë 53-vjeçarin nga Saranda e gjen me tabaka në duar duke iu shërbyer klientëve.

Punë për herë të parë nisi në moshën 16-vjecare në ish kampin e punëtorëve. Fillimet i pati të vështira pasi mësuesit e tij të zanatit ishin të rreptë. 37 vite nuk e ka ndarë tabakanë nga duart. Thotë se nuk është lodhur kurrë dhe në çdo biznes që ka punuar është përkushtuar njëjtë sikur ai të ishte pronar dhe jo punëtor.

Puna si kamarier thotë se ja ka vlejtur. Ka njohur e krijuar miqësi me shumë njerëz por mbi të gjitha me këtë punë i ka dalë për zot familjes dhe ka arsimuar jashtë vendit dy vajzat e tij. Saranda vitet e fundit vizitohet nga turistë anë e kënd botës por ndër ta, Xhemali veçon vizitoret nga Polonia.

Reklamë
Reklamë

Jo pak prej tyre i ka miq. Për elegancën dhe shkathtësinë, në qytetin bregdetar Xhemalin e njohin ndryshe edhe si “kamarieri që vallëzon me tabaka”. Xhemali, sot 53 vjeç, e sheh të largët ditën kur do të heqë dorë nga puna e jetës së tij./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.