Kampionët e Shqipërisë përfundojnë ëndrrën evropiane, Partizani eliminohet nga Astana
Partizani nuk ia del të kualifikohet në fazën e grupeve të Conference League. Skuadra e kuqe barazo 1-1 me Astanën në ndeshjen e kthimit në “Elbasan Arena”, por me rezultat të përgjthithshëm 2-1 (humbi 1-o në transfertë) e ndal këtu rrugëtimin në Europën. Goli i Bintsukas në minutën e 25-të në zhvillimet e një këndoreje […]
Partizani nuk ia del të kualifikohet në fazën e grupeve të Conference League. Skuadra e kuqe barazo 1-1 me Astanën në ndeshjen e kthimit në “Elbasan Arena”, por me rezultat të përgjthithshëm 2-1 (humbi 1-o në transfertë) e ndal këtu rrugëtimin në Europën.
Goli i Bintsukas në minutën e 25-të në zhvillimet e një këndoreje ekzaltoi të pranishmit në “Elbasan Arena”, pasi me një tjetër gol “demat” do të shkonin në grupe.
Mirëpo sapo nisi pjesa e dytë, Astana shënoi golin e barazimit me Tomasov, me një goditje me kokë në zonën e portierit.
Dëshira në minutat e mbetura nuk u mjaftoi të kuqve, të cilët largohen nga kompeticioni duke dhënë gjithçka, por para një ekipi me përvojë dhe sigurisht me buxhet shumë më të madh si Astana nuk mund të bënin më shumë.
Tani vëmendja e të kuqve kthehet në Superiore, ku ende nuk e ka zhvilluar ndeshjen e parë.
/a.r
What's Your Reaction?