Kaos me shkollat në Britani/ Qeveria përjashtoi qindra objekte arsimore nga rikonstruksioni
Me nisjen e vitit të ri shkollor, kriza e objekteve arsimore po kërcënon të përfshijë Britaninë e Madhe. Një lumë akuzash janë
Me nisjen e vitit të ri shkollor, kriza e objekteve arsimore po kërcënon të përfshijë Britaninë e Madhe.
Një lumë akuzash janë hedhur ndaj kryeministrit Rishi Sunak dhe qeverisë së tij për shkurtim të buxhetit për rikonstruksionin e tyre dhe për neglizhencë.
Problemin e shkollave e ka theksuar edhe më shumë një deklaratë ‘surprizë’ e sekretares britanike të arsimit Gillian Keegan.
Në përfundim të një interviste, duke menduar se kamerat ishin fikur, ministrja Keegan kërkoi të marrë meritat teksa pretendoi se kolegët e saj nuk bënë asgjë për ta ndaluar krizën e shkollave.
GILLIAN KEEGAN
SEKRETARJA BRITANIKE E ARSIMIT
“A do të më thotë dikush: E dini çfarë, ju keni bërë një punë tmerrësisht të mirë, sepse të gjithë të tjerët janë ulur në të pasme dhe nuk kanë bërë asgjë?’ Nuk ka shenja për këtë, apo jo?”
Deklarata e ministres, për të cilën ajo kërkoi falje disa orë më vonë, u konsiderua si e turpshme dhe në gjuhë të papërshtatshme.
Problemi i shkollave u ngritur nga departamenti i arsimit, i cili i kishte dërguar qeverisë një kërkesë për rikonstruksionin e rreth 400 objekteve. Por kërkesa u refuzua, duke e reduktuar numrin e shkollave me nevoja emergjente për punime në vetëm 156.
Këto objekte arsimore janë ndërtuar nga vitet 50 deri në vitet 90 të shekullit të kaluar dhe materiali i betonit, që është përdorur për to rrezikon të shembet.
Si pasojë mijëra nxënës janë detyruar të zhvendosen në ambiente alternative apo t’i rikthehen procesit mësimor në distancë.
What's Your Reaction?