Kaosi në Prishtinë/ Pas përplasjes me armë në një lokal konfirmohet se: 14 nga të plagosurit janë vajza
Policia e Kosovës ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku një person mbeti i vdekur dhe 16 të tjerë u plagosën, pas një sherri me armë dhe me sende të forta mes disa personave në një klub nate. Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci tha se rreth orës […]
Policia e Kosovës ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku një person mbeti i vdekur dhe 16 të tjerë u plagosën, pas një sherri me armë dhe me sende të forta mes disa personave në një klub nate.
Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci tha se rreth orës 23:30 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.
Mësohet se, nga 17 të lënduarit që u paraqitën në momentet e para pas ngjarjes për marrjen e ndihmës mjekësore, 14 prej tyre ishin femra.
“Aktualisht së paku dy të dyshuar janë identifikuar si të implikuar në rast, përderisa po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të tjerë të mundshëm”, tha Borovci. Klan K.
What's Your Reaction?