Kek me Stafidhe dhe Lëkura Portokalli – Copëzat Magjike të Fëmijërisë
Një nga momentet më të bukura që një familje mund të kalojë në kuzhinë është gatimi i ëmbëlsirave dhe veçanërisht kekut. Ka diçka magjike tek keku, mënyra e përgatitjes së tij, aromat e përbërësve dhe në fund brumi i lëngshëm aq i shijshëm që shkakton shumë padurim. Me siguri shumë prej lexuesve të AgroWeb.org kanë […] The post Kek me Stafidhe dhe Lëkura Portokalli – Copëzat Magjike të Fëmijërisë appeared first on AgroWeb.
Një nga momentet më të bukura që një familje mund të kalojë në kuzhinë është gatimi i ëmbëlsirave dhe veçanërisht kekut.
Ka diçka magjike tek keku, mënyra e përgatitjes së tij, aromat e përbërësve dhe në fund brumi i lëngshëm aq i shijshëm që shkakton shumë padurim.
Me siguri shumë prej lexuesve të AgroWeb.org kanë kaluar fëmijërinë duke ngrënë brumin e kaftë ose jo të kekut të mbetur në enën e përdorur nga nëna.
Më poshtë do të mësoni recetën e një keku mjaft të shijshëm me stafidhe që do ju bëjë të lëpini gishtat, por edhe tasin bashkë me lugë.
Përbërësit:
(Për 15 persona)
- 250 gramë gjalpë
- 250 gramë sheqer
- 100 gramë fruta (përzgjedhja sipas dëshirës)
- 150 gramë stafidhe
- 7 kokrra vezë
- 0.5 gramë vanilje
- 270 gramë miell
- Një konjak (sipas preferencës)
- Një filxhan çaj me lëkura portokallesh (Mund të përdoren të dyja variantet, të thata ose të njoma).
Përgatitja:
Vendosini rrushtë e thatë në një tenxhere të mbushur me ujë të ftohtë. Kur uji të ketë marrë valë, kullojini dhe mbajini gati.
Punojmë në një enë seheqein dhe gjalpin me telin e marengës për 10 minuta
Hidhni vezët e plota dy e nga dy duke e punuar masën vazhdimisht
Pas vezëve shtoni frutrat e grira dhe rrushin e thatë.
Përzijejini me lugë druri dhe më pas shtoni miellin dhe vaniljen
Brumin e hedhim në enën e pjekjes të lyer me gjalpë dhe të pudrosur me miell.
Piqeni në furrë në një nxehtësi mesatare për rreth 45 minuta.
Për të provuar nëse keku është pjekur shpojeni deri në fund me një thikë.
Në rast se thika del me brumë keku nuk është pjekur.
Pasi të jetë pjekur hiqeni nga furra.
Sipas dëshirës mund ta pudrosni me sheqer pluhur dhe më pas ta servirni.
Vlerat shëndetsore të stafidheve
Stafidhet vijnë nga rrushi i bardhë pa fara që thahet akoma pa u këputur.
Ato janë shumë të shijshme dhe ofrojnë 5 vlera shëndetsore bazë të cilat i gjeni më poshtë:
Stafidhet përmirësojnë shëndetin dentar dhe mbajnë larg sëmundjet e mishrave dhe kavitetin e dhëmbëve.
Stafidhet janë ideale për të përmirësuar tretjen duke lehtësuar lëvizjen e zorrëve.
Stafidhet ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut dhe pakësojnë rrezikun e goditjes në tru.
Për më tepër, stafidhet ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të diabetit dhe ndihmojnë në parandalimin e disa tumoreve.
Megjithatë, nuk duhet ta teproni me stafidhet sidomos në rastet kur dëshironi të humbisni në peshë.
Duhet të dini që dy lugë gjelle me stafidhe është e barabartë me një portokall, një banane të vogël ose një fetë bukë./AgroWeb.org
The post Kek me Stafidhe dhe Lëkura Portokalli – Copëzat Magjike të Fëmijërisë appeared first on AgroWeb.
What's Your Reaction?